Ceremonia e martesës së dy deputetëve të PS, Xhaçka dhe Gaçi në pritje të një fëmije

Oct 5, 2014 | 9:44
SHPËRNDAJE

XHAÇKA DHE GAÇI, NË PRITJE TË NJË FËMIJE.

DASMA NE NJE LOKAL NE PERIFERI TE TIRANES, TE PRANISHEM EDHE RAMA ME BASHKESHORTEN

DJE GJATE CEREMONISE SE MARTESES MES OLTA XHAÇKES DHE ARTAN GAÇIT
“Edhe pak na kanë ngelur”, -qeshnin njëri me tjetrin deputetët e PS-së, duke thënë kështu se beqarët në parti tashmë janë të pakët. Batutën ua solli ndër mend ardhja e drejtoreshës së Doganave, Elisa Spiropali, në dasmën e mbrëmshme të deputetëve të PS-së Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi. Dasma ishte lajmëruar se do të ishte mes një rrethi të ngushtë e diskrete, por në fakt të ftuarit e mbrëmshëm ishin të shumtë. Nisi dje pasdite rreth orës 17:30 ceremonia që zgjati deri rreth mesnatës në restorant “Iluminatium”. Të ftuarit e parë u dukën sipas orarit të ftesave zyrtare që ishin shpërndarë pak ditë më parë. Me kalimin e minutave shtohej edhe rëndësia e të ftuarve që shkelnin tapetin e kuq. Rreth orës 18:00, nusja dhe dhëndri që deri ato momente ishin duke bërë fotografi me fotografen që Kryeministri e kishte lënë posaçërisht për ta në këtë ditë, u dukën në qendër të ambientit të festës, për të pritur të ftuarit një nga një. Ceremonia nuk ishte asfare e bujshme. Aparatet fotografikë të pranishëm numëroheshin me gishtat e njërës dorë dhe ky ishte urdhër i prerë. Natyrisht që nuk mund të kontrolloheshin fotografitë e celularëve që shpërthyen menjëherë. Zyrtarisht, u lejohej blici vetëm njerëzve të autorizuar. Siç u dëgjua nga nën zërat, “porosia” duhet të zbatohej me përpikëri vetëm sepse dasma paraardhëse, ajo e Gjirokastrës pra, tërhoqi vëmendje më shumë seç duhej.

(Lajmin e plote e lexoni sot ne suplementin Une Gruaja ne gazeten Panorama)

ANI JAUPAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura