VIDEO/ Ceremonia e emërimit tё kryeipeshkvit tё ri imzot Arjan Dodaj bashkon politikën shqiptare. Rama, Basha, Meta dhe Nikolla të pranishëm në Katedralen Katolike

Jan 22, 2022 | 10:39
SHPËRNDAJE

Në Katedralen Katolike në Tiranë u mbajt këtë të shtunë ceremonia e fillimit të shërbimit baritor të Imzot Arjan Dodaj. 

Imzot Dodaj merr në këtë mënyrë detyrën e Arqipeshkvit Tiranë-Durrës. Në cermoni ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit, duke filluar nga presidenti Ilir Meta, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, duke vijuar me kryeministrin Rama, i cili u shfaq në ceremoni i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kujtojmë se Ati i Shenjtë emëroi Kryeipeshkёv Metropolit tё Tiranё-Durrёs Imzot Arjan Dodaj, i cili më herët ishte Ipeshkëv titullar i Lestronës dhe Ndihmës i së njëjtës Kryedioqezё.

Hapet, kёshtu, njё faqe e re nё historinё e Kishёs sё kryedioqezёs metropolitane tё Tiranё-Durrёsit me shpalljen e kryeipeshkvit tё tretё, tё periudhёs pas rёnies sё diktaturёs komuniste, tё kёsaj Kishe vendore.

RAMA META

basha2

basha

arjan dodaj mesha mesha2

Njoftimi i emërimit të Imzot Dodaj u shpall më 30 nëntor nё Katedralen e Shёn Palit nё Tiranё nga Nunci Apostolik nё Shqipëri, imzot Luigi Bonazzi, nё prani tё kryeipeshkvit tё Tiranё-Durrёsit Imzot George Frendo dhe tё kryeipeshkvit tё ri tё sapoemëruar Imzot Arjan Dodaj, si dhe me pjesëmarrjen e klerit e rregulltarëve tё Kishës dioqezane Tiranё-Durrёs.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura