Ceremonia e 30-vjetorit të FRESSH, Balla kujton krijimin e organizatës: Orientimi ishte i njëjtë me Studentët e Dhjetorit, “ta bëjmë Shqipërinë si Europa”

Jan 15, 2022 | 11:48
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ,kujtoi hapat e para të krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist. Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e organizuar për 30-vjetorin e krijimit të kësaj organizate rinore, Balla u shpreh se ajo lindi me orientimin e njëjtë si Studentët e Dhjetorit “ta bëjmë Shqipërinë  si gjithë Evropa”.


“Misioni i FRESSH-it ishte aktivizmi politik, por ajo u kthye në një akademi politike. Si organizatë rinore orientimi ishte i pandryshueshëm, i njëjtë me atë të studentëve të dhjetorit, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa, ta anëtarësojmë Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Kjo aspiratë e FRESSH-it u gdhend dhe në simbolin e tyre, një lulëkuqe me 12 yjet e Bashkimit Evropian.

Dhe në 1993 ne filluam të kishim dhe këngën tonë, Go West të Pet Shop Boys. Shko në Perëndim thotë një varg se aty ka diell dhe në ato ditë dimri.”, tha Balla.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Balla vlerësoi dhe kontributin e FRESSH ndër vite.

“FRESSH nuk ishte vetëm organizata më e madhe politike për rininë shqiptare, por luajti një rol të rëndësishme në vendimarrjen e Partisë Socialiste. Nuk ishte aq rastësore që dy kryetar të FRESSH-it u bënë dy herë kryeministër.

Mos të harrojmë kontributin që FRESSH ka dhënë gjatë protestave apo gjatë pandemisë në shpërndarjen e barnave për të moshuarit.

Motra dhe vëllezëR, PS mbetet partia më e hapur ndaj të rinjve dhe ndaj na duhet një hapje më e re që të jetë dhe më e madhja në këto 30-vite. PS është e hapur të bashkëpunojë me çdo të ri dhe të re në të gjithë vendin, kudo që ata janë”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura