Ceremonia, diplomohen rreth 1000 studentë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

Oct 13, 2018 | 12:23
SHPËRNDAJE

Shkon në 4000 numri i të diplomuarve. Këtë vit do të pranohen 100 studentë të rinj.

diplom

Diplomohet brezi i 7 i studentëve të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Në një ceremoni me dhjetra të ftuar  nga fusha e arsimit, politikës dhe bizneseve private, rreth 1000 studentë   të niveleve Bachelor dhe Master hodhën kapelet  duke mbyllur një  nga etapat më të rëndësishme të  jetës.

Ceremoninë e hapi rektori i UMSH-së, Akademik Prof.Dr Gudar Beqiraj, i cili u shpreh  se  ajo cka Universiteti Mesdhetar përfaqëson sot  duket qartë jo vetëm nga numri i studentëve i cili rritet  nga viti në vit, por  gjithashtu në investimin që ky Universitet bën në përzgjedhjen e stafit akademik, infrastrukturë dhe gjithcka që  u garanton të rinjve të sotëm një edukim cilësor.

diplomimi

Në fjalën e tij përshëndetëse, themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof.Dr, Anastas Angjeli u shpreh se të diplomuarit në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, janë të punësuar dhe mbajnë deri tek pozicione tepër të rëndësishme  në Administratën Publike dhe  bizneset private. “Gjatë këtyre viteve ne kemi synuar që studentët tanë, jo vetëm të edukohen siç duhet, por pas përfundimit të studimeve të kenë një diplomë të vlefshme për tregun e punës, në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë e sigurtë”, u shpreh Prof, Anastas Angjeli.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ish studentë të Universitetit Mesdhetar, pjesë e rrjetit Alumni, të cilët përshëndetën brezin e ri të studentëve. Drejtuesit e Universitetit Mesdhetar akorduan certifikata mirënjohje për  studentët e ekselencës. Pas 10 vitesh  nga krijimi i tij Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, kapërcen 4000 të diplomuar në 29 programet  bachelor dhe master. Në 3 fakultetet e tij : Ekonomi, Drejtësi e Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Psikosociale e Politike, këtë vit pritet të pranohen rreth 1000 studentë  në programet Bachelor dhe Master.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura