Century 21 Albania – Drejt Suksesit: Një dekadë kushtuar pasurive të shqiptarëve!

Oct 22, 2018 | 16:40
SHPËRNDAJE

Century 21 Albania – Drejt Suksesit

Një dekadë kushtuar pasurive të shqiptarëve!

Më datë 4 Tetor 2018, kompania më e madhe e pasurive të paluajtshme në botë “Century 21”, celebroi 10 vitet e para të eksperiencës së saj në Shqipëri. Ky event që bëri bashkë bashkëpunëtorë të vjetër e të rinj erdhi nën moton “Drejt Suksesit”, rrugëtim ky i nisur nga zyra mëmë dhe që ndiqet me përpikmëri të kalibruar nga të gjitha zyrat franchise nën logo e “C21” së famshme.

454547878

Duhet thënë se ky ka qenë një vit shumë interesant për kompaninë, me një premierë botërore të logos së re ditën t’i ofrojnë botës, duke përfshirë këtu edhe Shqipërisë, sigurinë e një brandi që gjithçka e ka të lidhur me objektivat e qarta të suksesit.

Ky event shërbeu gjithashtu për të krijuar një lidhje më të fortë të rrjetit të konsulentëve imobiliarë që siç edhe CEO i Century 21 në Shqipëri Jonian Antoni thotë janë plot 1000 agjentë  që kanë shërbyer përgjatë viteve në të gjithë Shqipërinë.  Dëshmi e arritjeve të këtyre viteve janë edhe 24 zyra në Shqipëri, 3 në rajon, të cilat i shërbejnë plot 10,000 klientëve.a

“Century 21 Albania” e ka shtruar tashmë rrugën e gjatë të suksesit, e kjo e ka një arsyetim me baza të forta si gur themeltar i një biznesi që synon të jetë jetëgjatë dhe shumë premtues.c

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura