Celula që rekrutonte xhihandistë, Halili fshehu kompjuterin në papafingo

Mar 27, 2015 | 11:56
SHPËRNDAJE

Elmadhi Halili, shtetasi italian me origjinë marokene që u arrestua në Torino me kërkesë të autoriteteve të Brescia-s, pasi akuzohet se është pjesë e një celule rekrutuesish xhihadistë për llogari të ISIS-it, u përpoq të fshihte kompjuterin e tij në papafingon e shtëpisë kur mbërriti policia. Halili ka hartuar dokumentin “Shteti Islamik, një realitet që dëshiron t’ju komunikojë”. Agjentët e antiterrorit po analizojnë pajisjen kompjuterike të konfiskuar, raporton “ANSA”.

Celula e shpërbërë. Operacioni i policisë mes Italisë e Shqipërisë kundër simpatizantëve të ISIS

Dokumenti i përgatitur dhe shpërndarë në web nga Halili, sipas hetuesve ka mundësi reale për të kontribuar për të nxitur të rinjtë myslimanë që t’i bashkohen ISIS-it, për të kryer krimeve të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar.

Sipas hetuesve Halili kishte marrë “pozicione jashtëzakonisht radikale” dhe ishte në “kontakt me zinxhirin e rekrutuesve shqiptarë” që merrej me dërgimin e të rinjve në Siri dhe Irak.

Halili autorësinë mbi dokumentin e ka pranuar duke iu përgjigjur një profili të rreme Facebook, hapur nga hetuesit.

“Gëzohem që u njohëm -thotë Halili në një mesazh audio- pashë që ke botuar tekstin në shërbimet e ofruara nga Shteti Islamik; atë tekst e kam shkruar”. Duke vijuar: “Do të më vinte vërtet mirë- shton ai në mesazhin e dytë – në qoftë se e publikoni dhe ja dërgoni atë bisedë sa më shumë vëllezërve të jetë e mundur, sepse është një punë me të vërtetë e rëndësishme…si për mua që e kam shkruar, si për ju që më ndihmoni për ta shpërndarë”.

Strategjia e komunikimit e hartuar nga Halili, thotë gjyqtari, “ka pa dyshim aftësinë për të kapur në brezin e ri”, që preket lehtësisht nga tema të padrejtësisë sociale, në mënyrë për t’i bindur ata për të shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar për shtetin islam.

Hetuesit po analizojnë materialet e tjera të konfiskuara në bastisjet në Lombardi, Piemonte dhe Toscana: DVD, telefona celularë, tableta dhe kompjutera, në të cilat shfaqen kontakte ndërmjet dy shqiptarë të arrestuar si rekrutues të ISIS dhe njerëz të tjerë të përfshirë.

Në veçanti, ata janë duke u përpjekur për të gjetur autorin e një dokumenti të dytë në italisht dhe qarkulluar në web me titullin “Kalifati i vlefshëm apo jo?”.

Alban Elezi

Sa i takon Alban dhe Elvis Elezi, xhaxhai dhe nipi shqiptar të dyshuar si rekrutuesi të ISIS, propagandën për rekrutimin e xhihadistëve për të luftuar përkrah ISIS e bënin përmes rrjetit social Facebook.

Hetuesit italianë të antiterrorit kanë zbuluar komunikimet e bëra në datat 12 dhe 13 nëntor 2014 mes 20-vjeçarit Elezi, prej vitesh i vendosur në Torino, dhe një të riu që ai përpiqej të rekrutonte. 

“Po të them, vëlla, se Shteti nuk është diçka e krijuar nga Amerika… jam i sinqertë dhe i sigurt. Madje, sot Amerika burgos këdo që tenton t’i bashkohet Kalifatit dhe këtë verë atje (Siri) është vrarë një miku im. Uroj që Allahu të ketë pranuar martirin e tij. Ka shumë shqiptarë atje, por jo vetëm. Ka nga e gjithë bota: Austria, Amerika, Anglia, Italia, nga gjithë Ballkani dhe Çeçenia”, shkruan Elvis Elezi. 

Sipas raportimeve të “Corriere della Sera”, marrësi i mesazheve të Elezit ishte Mahmoud Ben Ammar, një minoren me origjinë tuniziane banues në Itali, që priste të mbushte 18 vjeç për t’iu bashkuar luftës së shenjtë. 

Ai i përgjigjej: “Vëlla, po hap një parantezë për hur-in, sepse ti je i vetmi person tek i cili mund të mbështetem”. 

Sipas gjykatësit, referimi ndaj fjalës “hur” nuk është i rastësishëm, pasi sipas traditës islamike është parajsa me femrat e reja që u vihen në dispozicion martirëve.

Sipas medias italiane rezulton se Elvisi donte të shkonte të luftonte në Irak, ndërsa minoreni preferonte Dualanë. Ky i fundit është term i përdorur nga Shteti Islamik për t’iu referuar Sirisë, prej nga shpresonte të arrinte më pas “hurin”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura