Çelsi pret Bajernin, Lampard: Bavarezët favoritë, kam frikë Levandovskin. Kanë shumë armë të forta

Feb 25, 2020 | 8:46
SHPËRNDAJE

Trajneri i Çelsit, Frenk Lampard, u shpreh në konferencën për shtyp se ndeshja me Bajernin ishte më e rëndësishmja e sezonit për skuadrën e tij, edhe pse sot është vetëm sfida e parë midis dy skuadrave. “Do të jetë një ndeshje e rëndësisë së lartë, ndoshta më e rëndësishmja. Lojtarët, tifozët dhe unë kemi kohë që e presim këtë përballje me gjermanët. Këto sfida nuk harrohen lehtë”, e nisi anglezi konferencën për shtyp. 

lAMPARD

Frikë nga Levandovski – Për numrin një në pankinën e bluve të Londrës, lojtari më i rrezikshëm i Bajernit është sulmuesi Robert Levandovski, nga i cili skuadra e tij duhet të ketë shumë kujdes. “Roberti është një lojtarët që ka pasur një rendiment të njëjtë në gjithë këto vite. Golat e tij janë treguesi më i qartë i klasit që ka polaku. Kam parë disa ndeshje të Bajernit dhe kjo pa dyshim që më ka rënë në sy. Ai është koka e ekipit, ndonëse ata mund të na kërcënojnë edhe në mënyra të tjera. Dua që skuadra ime të rrisë nivelin e perfomancën pasi në ndeshjet me eliminim nuk mund të luash njëlloj si ato në grupe”.

levandovski

Dy mundësitë – Për Lampardin rëndësi ka që skuadra të mendojë edhe për ndeshjen e kthimit, pasi në fund aty do të vendoset se kush do të kalojë në fazën tjetër. “Janë sfida që nuk zgjidhen brenda një 90- minutëshi. Por përqendrimi ynë për nesër (sot) duhet të jetë maksimal. Dua që lojtarët të rrezikojnë në fazën sulmuese dhe në të njëjtën kohë të jenë të kujdesshëm në atë mbrojtëse. Besoj se lojtarët janë gati për këtë duel”.

Celsi

Bajerni favorit – I pyetur në lidhje me shanset që ka Bajerni për të fituar në fund trofeun, Lampard u shpreh: “Sigurisht që bavarezët janë një nga favoritët për të fituar trofeun në fund. Kanë shumë lojtarë të talentuar dhe luajnë të bashkuar, jo rastësisht janë në krye të Bundesligës. Janë skuadër e cila i kalon vështirësitë falë forcës dhe strukturës që kanë. Kam një respekt të madh ndaj tyre. Në çdo sezon ata janë favoritë për të fituar Champions-in, por detyra jonë është që këtë herë t’i ndalojmë. Do të bëjmë edhe ne ndeshjen tonë. Në kompeticione të tilla shumë pak rëndësi ka se kush është favorite. Shoh që djemtë janë shumë të motivuar dhe kjo ma bën puënën më të lehtë”.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura