Çelja e negociatave, Soreca flet për kushtet: Ligji për median, një çështje e rëndësishme për BE-në

Mar 26, 2020 | 16:39
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luiggi Soreca në një komunikim për mediat ka komentuar hapjen e negociatave dhe kushtet që duhet të plotësojë vendi ynë.

luigi soreca

Soreca thotë se fokusi duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar në bashkëpunim edhe me vendet e tjera, ndërsa thekson se edhe ligji për median është një çështje shumë e rëndësishme për BE-në.

Ambasadori i BE tregoi se sapo Shqipëria të përmbushë këto kushte do të ulet në një konferencë ndërqeveritare me BE-në, por pa plotësimin e kushteve kjo nuk do të ndodhë.

Fokusi duhet të jetë tek:

-Lufta kundër krimit të organizuar,

-Reforma në administatë dhe në Gjyqësor, si dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Qëllimi ynë është të përgatisim kuadrin në negociatat që dëshirojmë ta dorëzojmë sëbashku me raportin në muajin qershor, më pas do jenë vende anëtare që do vendosin po apo jo.

Pasi të ketë ndodhur kjo do të jetë Presidenca e BE-së e cila do të thërrasë edhe konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

Në mënyrë që Shqipëria të ulet në tryezë për konferencën do duhet të përmbushë çështje si:

-Reformën zgjedhore të mirtatuar në mënyrë të plotë me rekomandimet e BE-së

-Vazhdimi i Reformës në Drejtësi,

-Krijimi i plotë i Gjykatës Kushtetese dhe Gjykatës së Lartë

-Krijimi i Strukturave të Specializuara Antikorrupsion, pra funksionimi i tyre në mënyrë të plotë

-Si dhe lufta kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet e BE për pastyrimin e parave

Puna duhet të vazhdojë për të gjitha gjërat që janë përmendur në dokumentin e këshillit. Duhet bërë punë për ndyshimin e ligjit për median. Kjo është një çështje e rëndësishme për BE-në.

Puna duhet të vazhdojë për mbrojtjen e të drejtave të njeritu, pakicat kombëtare etj. Këto kërkesa duhet të përmbushen para se të ulemi në konferencën ndërqeveritare”, ta Soreca.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura