Çelja e negociatave me Shqipërinë, Basha: Tani gjithçka është në dorën tonë, të përmbushim të gjitha kushtet

Mar 24, 2020 | 14:41
SHPËRNDAJE

Basha-Lulzim-PD-konference1

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit nga Këshilli i Ministrave të BE-së, që vendosi në një video-konferencë të zhvilluar të martën në mesditë të hapë dritën e jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Twitter, lideri i opozitës thotë se tani është momenti që të përmbushen të gjithë kushtet e vendosura më herët.

Sipas tij, “Sa më shpejt të plotësojmë detyrimet aq më parë do të bëjmë realitet ëndrrën e shqiptarëve”.

POSTIMI I PLOTE

Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre. Sa më shpejt të plotësojmë detyrimet aq më parë do të bëjmë realitet ëndrrën e shqiptarëve. ????
#ditemetemira

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura