CeLIM Shqipëri në partneritet me AKZM (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura) janë përgjegjëse për implementimin e projektit ACAP Aksioni Komunitar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me objektivin e projektit për fuqizimin infrastrukturor, menaxhues dhe teknik të Agjencive Rajonale të Zonave të Mbrojtura.
Projekti financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunimin për Zhvillim AICS (ref.AID – 011521) dhe qëllimi i CeLIM OJF përmes kësaj thirrjeje është të nënshkruajë kontratë për blerjen e:
- 3 bateri për panele diellore (2 x 3.16 kwp dhe 1 x 4,68 kwp);
- 1 inverter në përputhje me kapacitetin e baterive,
për fuqizimin e aftësive operative të Agjencive Rajonale për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri.
Kompanitë e interesuara mund të dërgojnë ofertat, me parametrat e përshkruara në thirrjen për tender PAPAF06/2019.
CeLIM do të zbatojë parimet e trajtimit të barabartë dhe jo-diskriminues, në përputhje me parimet e transparencës dhe konkurrencës së ndershme. Të gjithë furnizuesit e kualifikuar, si personat fizikë apo juridikë, vendas ose të huaj, do të kenë të njëjtat mundësi konkurrimi.
Kriter i përzgjedhjes do të jetë oferta me kosto më efektive, që do të thotë raporti më i mirë i cilësisë me çmimin.
Për të marrë Termat e Referencës (në gjuhë angleze), ju lutem dërgoni email në adresat e shënuara [email protected] dhe [email protected] ose vizitoni faqen https://www.celim.it/en/news/
Afati përfundimtar për dërgimin e ofertave (në gjuhë angleze) është data 8 korrik 2019 ora 17:00.
Ofertat mund të dërgohen me email në adresat e lartpërmendura.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al