Çelhaka me këmbë në tokë: Tek Tirana kam fituar konkurrencën në mesfushë, por më mbetet të…

Nov 7, 2019 | 14:44
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Tiranës, Jurgen Çelhaka, doli sot në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Vllazninë, krah trajnerit Ahmataj.

celhaka

Çelhaka foli për momentin që po kalon tek bardheblutë, ku këtë sezon po merr më shumë minuta, ndërsa u shpreh se pavarësisht se për momentin ka fituar konkurrencën në mesfushë me emra të rëndësishëm të grupit të Tiranës, i mbetet të punojë më fort për të ardhmen.

Nisja si titullar…

Vitin e kaluar nuk kam marrë shumë minuta, dhe ishte diçka e re ta nisja titullar me Teutën. Këtë vit jam ndjerë shumë mirë, dhe besoj se kam bërë ndeshje të mira. Dua të vazhdoj kështu, e të marr sa më shumë minuta.

Ftesa e munguar për Kombëtaren e Shpresave…

Nuk më takon mua që të flas për këtë çështje. Më takon të stërvitem fort për çdo ndeshje.

jurgen celhaka

Konkurrencë e fortë në mesin e fushës…

Është e vërtetë që kam fituar konkurrencën, pasi edhe ata më kanë ndihmuar shumë. Do ia lëmë kohës këtë gjë, sepse më mbetet të punoj shumë. Nuk duhet të kënaqem me veten.

Menaxhimi i rezultatit…

Kemi pasur mundësi të mira për ta mbyllur ndeshjen, si me Durrësin, si me Vlorën. Ky është fakt, që kemi pësuar në fund. Po të mbyllnim ndeshjet, edhe kundërshtarët do demoralizoheshin, e ne do kishim anë psikologjike më të fortë.

Si ndiheni me Ahmatajn trajner?

Edhe me presor Ardin kam qenë shumë mirë, por edhe me presor Ahmatajn jam shumë mirë. Më jep më shumë besim, dhe shpresoj të vazhdoj kështu.

Mungesa e tifozëve…

E vërtetë që do ndikojë shumë. Tifozët e Tiranës janë të shumtë në numër, është një mungesë e madhe, për një derbi të Shqipërisë, si Tirana-Vllaznia. Do jetë një minus për ne, por do punojmë fort ta fitojmë ndeshjen.

Gjendja psikologjike…

Nuk mendoj se kemi pasur një ngërç psikologjik. Edhe fati nuk ka qetë me ne. Shpresoj ta rregullojmë në ndeshjet në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura