Çelet Forumi Ekonomik, Rama: Vuçiç erdhi për ndeshjen e kthimit. Ja pse munguan Bler dhe Klinton

May 27, 2015 | 19:45
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ka hapur dyert pasditen e së mërkurës në Tiranë Forumi Ekonomik i Vjenës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryeministri Edi Rama, disa nga krerët e shteteve të rajonit si dhe ekspert të këtij forumi. Në fjalën e mbajtur, Rama foli për rëndësinë e takimit të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, duke vënë theksin tek kthimi i vizitës në sajë të iniciativës së nisur nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, ndërkohë që mungesën e Toni Bler dhe Bill Klinton në këtë forum, e argumentoi me axhendën e ngjeshur të tyre.

Kryeministri Edi Rama ne Forumin Ekonomik te Vjenes ne Tirane

“Këtu do të ishin të pranishëm Toni Bler dhe Ish-presidenti Klinton, por që për shkak të impenjimeve të tjera nuk mund të ishin prezent. Është një nder i madh për ne që ju jeni këtu të pranishëm dhe një privilet që ne do të kemi mundnësinë që ne të shfrytëzojmë eksperiencën dhe kontributin tuaj në një proces ku jemi të vetëdijshëm ku ne kemi nevojë për dije, për të rritur thellësisht ndërveprimin për mes dijes.”,-deklaroi Rama. Ndërsa shtoi se kryeministri Vuçiç “erdhi për ndeshjen e kthimit. Vjet për herë të parë në fundin e gushtit ne të gjithë së bashku si kryeministra të një territori i cili është identifikuar si territor lufte, si fuçia e barutit e Europës, u ulëm jo për të ndarë sherret, as për të konstestuar kufijtë, por për të folur për të ardhmen. Falë mbështetjes së Kancelares Merkel ne çelëm një kapitull të ri.”,-Tha Rama. 

Në këtë takim pritet të marrin pjesë 6 kryeministra të rajonit, ndërsa forumi i radhës pritet të mbahet në muajin gusht në Vjenë. 

Forumi Ekonomik i Vjenës zhvillohet në Tiranë në kuadër të përmbylljes së kryesimit nga Shqipëria të presidencës së SEECP-së.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura