Çekiçi i drejtësisë duhet të godasë fort sëpari mbi vetë drejtësinë

Mar 24, 2023 | 15:02
SHPËRNDAJE

ilir demalia

Nga Ilir Demalia

Në një vend të qytetruar, vrasësin, banditin, trafikantin, zyrtarin e korruptuar, gjyqtarët e prokurorët dhe avokatēt që shërbejnë si sekser të këtyre të fundit për të ndarë paranë kriminale dhe të korrupsinit dhe lidhjeve të krimit me pushtetin, një shoqëri e civilizuar i denoncon dhe shteti i së drejtës, pra gjykata I mbyll në burg duke krijuar precedentin e ndëshkueshmërisë.

Në shoqëri primitive klanore qe nuk gëzojnë as një element të Shtetit të së Drejtës si funksionim i një democracie – liberale në funksion të një shoqërie të shëndetshme, populli i hap udhë banditëve, kriminelëve, trafikantëteve, zyrtarëve të korruptuar që lirohen nga prokuroret, gjykatësit në bashkëpunim me sekserët avokatë që sëbashku bëjnë paketën kriminale të vendit dhe janë këta të parët qe duhen mbyllur ne burg.

Këtyre Rajaja shqiptare i thotë djem apo vajza e burra e gra të zonjat apo të zot.

Në vënde të qytetruara ku funksionon shteti së drejtës këto grupime, qytetarët i përbuzin dhe i trajtojnë si shtazë kafazi.

Shqipëria është në primitivitetin sundimit të banditëve qe mbajnë në dorë çekiçin e drejtësisë, që duhet të kërcasë mbi kokat e përfaqsuesve të drejtësisë si paketë kriminale ne mbrojtje të krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura