Cefa: Mazhoranca synon kontrollin e KLD-së e nxjerrjen jashtë loje të Presidentit

Apr 27, 2015 | 17:36
SHPËRNDAJE

Ish-nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Cefa, duke komentuar vendimin e disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese, e quan shkarkimin e tij dhe të kolegut Lulzim Lelçaj, padrejtësi. 

“Më është bërë një padrejtësi jo vetëm mua, por edhe kolegut Lelçaj…ka qenë një situatë e paprecedentë në Shqipëri”. 
 

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Cefa e ka quajtur sulm politik shkarkimin e tyre.

“Për sa kohë politika do ketë nevoja të forta për sistemin e drejtësisë, aq më e fortë do bëhet beteja për ta kontrolluar…aq më pak do jetë mundësia të kemi një drejtësi të pavarur…sigurisht që është një aksion politik dhe këtë e dëshmon edhe qëndrimi i ministrit të Drejtësisë, që i ka kërkuar ditët e  i ka kërkuar zyrtarisht presidentit të zgjedhë nënkryetarin e KLD, që dmth plani apo ministri po synon të vendosë gurin e fundit të atij plani që ishte shtënia në dorë e KLD, ministri ngutet dhe i kërkon presidentit në mënyrë të padrejtë të zgjedhë në këtë moment.për sa kohë në mënyrë të ngutshme i kërkohet presidentit zgjedhja, mazhoranca po synon drejt cimentimit të njerëzve të saj në KLD për ta kontrolluar, edhe për të nxjerrë jashtë loje edhe Presidentin e Republikës”.

Cefa tha se Ministri i Drejtësisë duhet të hapë një proces pas vendimit të Kushtetueses, me anë të të cilit, të shihet edhe një herë shkarkimi i tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura