“Çdo teatër që vdes është si një bibliotekë që digjet”- Gazeta e njohur francez “Le Figaro”: Një pjesë e kulturës shqiptare u shkatërrua. Edi Rama i vetëm përballë të gjithëve

May 26, 2020 | 18:01
SHPËRNDAJE

Gazeta e njohur franceze “Le Figaro” e themeluar në vitin 1826, i ka kushtuar një artikull shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri mëngjesin e 17 majit, duke nënvizuar se një pjesë e kulturës shqiptare mori fund.

sdsfd

Gazeta shkruan edhe për atë që ndodhi pas shembjes së godinës dhe arrestimet për protestën

Artikulli i “Le Figaro”

Çdo teatër që vdes është si një bibliotekë që digjet, ka thënë dikush. Të dielën, në Tiranë në Shqipëri, mori fund një pjesë e kulturës shqiptare. Me gjithë demonstratat e shumta dhe një kundërshtimi të ashpër, Edi Rama, Kryeministri shqiptar, vendosi të prishë Teatrin Kombëtar të Tiranës.

Një forcë e madhe policie arriti para agimit, dhe zmbrapsën anëtarët e aleancës për mbrojtjen e teatrit, duke përdorur spraj piper. Ekskavatorët atëherë filluan të shkatërrojnë kolonën e saj të përparme, që mbante fjalët “Teatri Kombëtar”.

Fati i ndërtesës, i ndërtuar në vitin 1939 dhe u shndërrua në teatër kombëtar në 1945, ndau shoqërinë duke shkaktuar zemërim, teksa kryeministri Rama zgjodhi të veprojë gjatë mbylljes për shkak të koronavirusit.

Përplasje dhe arrestime

“Nuk bëhet më fjalë vetëm për shembjen e teatrit por për rënien e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë”, deklaroi një anëtar i paidentifikuar i aleancës në një video në Facebook. Rama, qeveria e të cilit thotë që teatri kishte degraduar dhe kishte nevojë për modernizim, i ka qëndruar idesë së tij që ai po shtyn drejt progresit, pasi ka ndërtuar një stadium të ri futbolli dhe një treg. “Këta janë të njëjtit njerëz që ngrihen kundër gjithë projekteve në Tiranë. Ata nuk e duan zhvillimin, por ata nuk munden ta ndalin Tiranën”, deklaroi kryeministri në një postim në Facebook.

Protestuesit shtynin policinë që të bllokonte hyrjen në vendngjarje dhe lëshonin slogane si: Poshtë Diktatura! Kjo çoi në 37 arrestime. Një polic u çua në spital pasi ishte goditur nga protestuesit, ndërkohë që një dëshmitar pa sesi një protestues u plagos në kokë.

Mes personave të arrestuar bën pjesë Alfred Lela, analist mediash. Pasi u lirua, deklaroi se policia kishte përdorur forcë të pajustifikuar dhe fyerje. Sipas një dëshmitari të agjencisë Reuters, policët goditën me këmbë protestuesit që hidhnin shishe uji. Nga ana e vet, policia deklaroi që akuzat për dhunë ishin të rreme.

Edi Rama vetëm përballë të gjithëve në këtë “shembje ilegale”

Kundërshtarët kryesorë të ndërtimit të një teatri të ri, pohuan që punimet i ishin dhënë direkt njërit prej partnerëve të privilegjuar të qeverisë, pa qenë pjesë e një thirrjeje për tender. Ndërtimi i disa kullave është i përfshirë në marrëveshje.

Qeveria socialiste e tërhoqi këtë plan në muajin shkurt. Protestuesit thanë që me ligj duhen gjashtë muaj për të miratuar një ligj të ri, dhe se qeveria nuk i ka siguruar lejet për të vijuar shembjen.

Javën e shkuar, Mariya Gabriel, Komisioniere e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, kërkoi që të zhvilloheshin diskutime shtesë para se të merrej një vendim për teatrin.

Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike në opozitë, tha që shembja “ishte ilegale” dhe se ajo gjithashtu “shembi bazat e shoqërisë”. Presidenti Ilir Meta, i cili luan kryesisht rol ceremonial në qeverisje, u ankua në Gjykatë Kushtetuese për këtë shembje, të cilën ai e përshkroi si “krim ligjor, moral dhe kushtetues”. Gjykata ende nuk ka marrë vendim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura