“Çdo ndarje e dobëson Kosovën” – Presidenti Meta flet për dialogun me Serbinë: Transferimi i përgjegjësive lejon ndërhyjen e faktorëve të tretë, që …

Mar 26, 2020 | 21:38
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se transferimi i përgjegjësive nga një palë tek një palë tjetër mund të dobësojë pozitat e Kosovës në dialogun me Serbinë.

metaaa

Sipas Presidentit, Kosova e ka të domosdoshme unifikimin për të ndihmuar procesin e dialogut, në të kundërt çdo ndarje lejon ndërhyrjen e një palë e tretë dhe forcimin e pozitave te kesaj te fundit, ndonese nuk ka kontribuuar në këtë proces.

Nuk dëshiroj të bëj komente ndaj komenteve edhe për shkak të institucionit që përfaqësoj. Personalisht prej kohësh edhe para zgjedhjeve edhe pas tyre kam pasur një qëndrim të unifikuar me të gjithë faktorët diplomatikë në Kosovë, pavarësisht se kanë qenë në mazhorancë, apo në opozitë.

Kosova e ka të domosdoshme unifikimin për çështje më madhore të saj dhe çështja më madhore aktuliosht mbetet unifikimi për qëndrimin e saj në dialoghun me Serbinë. Sepse çdo ndarje apo transferim përgjegjësish e dobëson Kosovën në këto negociata dhe lë hapësira për të ndërhyrë faktorë të tretë dhe në këtë mënyrë fuqizohen indirekt në mënyrë të pamerituar një palë tjetër nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të rritur mirëbesimin për Kosovën në procesin e dialogut. Kosova duhet të kishte përfituar që vjet lirberalizimin e vizave, por kjo varet shumë nga ecuria e dialogut me Serbinë”, deklaroi Presidenti Meta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura