“Çdo gjë që di e kam thënë në SPAK”/ Deputeti i PS-së, Alqi Bllako në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: S’mund të dëshmoj këtu

Feb 22, 2022 | 21:54
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako nuk ka preferuar të dëshmojë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

alqibllako1

Në fillim të seancës, Bllako deklaroi çdo gjë që di rreth inceneratorëve e ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bllako u shpreh se dëshmitë që ka dhënë në SPAK përbëjnë sekret hetimor, ndaj nuk mund t’i tregojë në Komisionin Hetimor.

Bllako: Të nderuar kolegë deputetë, më lejoni tju informoj se s ai përket objektit të hetimit të këtij komisioni, unë kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për gati 5 orë përpara përfaqësuesve të SPAK. Gjatë dëshmisë, dhe në fund, jam vënë në dijeni se këto janë secrete hetimore. Ndaj në saj edhe të praktikës ligjore të vendosur nga ky komision, mendoj se jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar lidhur me këto procedura, pasi çdo gjë që di e kam dëshmuar përpara SPAK. Jam i gatshëm që të nënshkruajë deklaratën përkatëse në fjalë., Do ju lutesha të bëja disa sqarime për disa të pavërteta që kanë përbaltur emrin tim. Kjo do të ngelet në dorën tuaj.

Tabaku: Zoti Bllako, kemi vendosur një standart për të mos cenuar hetimet. Për personat që kanë një akuzë, apo që janë thërritur në një status të veçantë, është në vullnetin e tyre të dëshmojnë. Patëm një eksperiencë të shëndetshme me zotin Subashi, që u përgjigj. Këtë duam ta kemi për ju, për të sqaruar të gjitha pretendimet. Nëse doni të fillojmë pyetjet përgjigjet, mund të fillojmë. E gjykoj që kjo do jetë në të njëjtin standart.

Bllako: Të jem i sinqertë do kisha dëshmuar në këtë komision përpara SPAK. E ndoqa zotin Subashi, di mbase të vendosë qartë mbivendosjes së deklaratave në këtë komision, dhe me organin e akuzës.

Vijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura