Çdo gjë nis me “Po, Dua!”

May 23, 2016 | 20:39
SHPËRNDAJE

Të organizosh dasmën tënde, përveç kënaqësisë dhe kuptimit që ka, shpesh kthehet edhe në stres për ata që janë personazhet kryesorë, çifti vetë. Ata shpesh hasin probleme të cilat në dukje nuk janë të mëdha, por të ndikuara nga gjendja emocionale e ditëve kur afron “dita e madhe”, grumbullohen dhe kthehen në pengesa shumë të mëdha për ecurinë e organizimit. Kjo është një pikë që i bashkon të gjithë çiftet, sidomos nuset. Por, si çdo problem tjetër, edhe ky, e ka një zgjidhje inovatore dhe shumë efikase.

stela 1

“Në aplikacion, çdo kategori është e ndarë sipas radhës që duhen përzgjedhur edhe elementet përbërëse të dasmës.” – shprehet Ina, koordinatore e aplikacionit të organizimit të dasmave “Po, Dua!” – “Është lehtësisht i përdorshëm dhe i lejon të gjitha nuset apo çiftet të vizitojnë virtualisht të gjithë bizneset që ofrojnë shërbimet e dasmave, të njihen me shërbimet dhe ofertat e tyre, dhe në këtë formë bëhen më të aftë për të marrë një vendim më racional që i përshtatet kushteve të tyre”.

stela 2

“Është shumë bukur dhe emocionuese kur një çift i thotë “Po, Dua!” njëri-tjetrit dhe vendosin që dashurinë e tyre ta çojë një hap më përpara, por është pikërisht pas këtij momenti kur çifti, por sidomos vajzat, fillojnë dhe planifikojnë dasmën e tyre në çdo detaj, ashtu siç e kanë menduar që të vogla.” – thotë Ina dhe na tregon se aplikacioni “Po, Dua!” u krijua pikërisht për këtë fazë, t’i ndihmojë nuset e reja të organizojnë në çdo detaj dasmën e tyre dhe t’u eliminojë stresin që ky proces grumbullon duke u kthyer atë në një organizator, buxhetues dhe këshilltar personal i cili e bën çdo gjë falas.

stela 3

Nga ana tjetër, koordinatorja e “Po, Dua!” na thekson se çdo informacion që merret apo aksesohet nëpërmjet këtij aplikacioni është i saktë. “Në profilin e çdo kompanie kushdo mund të marrë numrat e telefonit të personave përgjegjës apo emailet e tyre dhe gjithmonë marrë përgjigje sepse të dhënat aty përditësohen në kohë reale. Kjo shkurton kohën shumë të çmuar që do t’i duhej kujtdo të shpenzojë për të gjetur të dhëna të sakta.”

stela 4

Aplikacioni “Po, Dua!” është një formë shumë e avancuar dhe inovatore që ka lindur si një zgjidhje e kërkesës së tregut dhe operon suksesshëm nga një eksperiencë e gjatë në fushën e marketingut dhe njohjes së plotë të tregut në industrinë e dasmave. “Prandaj organizimin e dasmës suaj besojani aplikacionit “Po, Dua!” sepse në fakt po e organizoni vetë çdo detaj por me ndihmën e madhe të një këshilluesi dhe drejtuesi të urtë që gjendet gjithmonë pranë jush, në çdo moment, në telefonin tuaj.” – e mbyll koordinatorja e aplikacionit Ina.

stela 5

Nese deshiron te download-osh apikacionin kliko ketu”;

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura