“Çdo ditë ‘fluturojmë’ aty ku na kërkojnë”, kush është Klea, “specialja” e skuadrës “Shigjeta”

Aug 25, 2018 | 10:17
SHPËRNDAJE

“Para disa muajsh hyra në kursin për patentën e motorrit dhe sot jam një nga “Specialet” e Policisë në kryeqytet”. Keshtu prezantohet Klea, nje nga specialet e skuadres Shigjeta” ne dispocion per cdo emergjence aty ku e kerkojne.

klea

Postimi i Policise se Shtetit

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Jam Klea, efektive e skuadrës “Shigjeta”, në Tiranë.
Para disa muajsh hyra në kursin për patentën e motorrit dhe sot jam një nga “Specialet” e Policisë në kryeqytet.
Gjatë verës jemi në shërbim në ndihmë të kolegëve tanë, në aksin me ngarkesë të shtuar në qarkullimin rrugor, “Fier – Levan”. Çdo ditë “fluturojmë” aty ku na kërkojnë apo bëjnë thirrje për emergjencë.

Telefono dhe ti për çdo nevojë apo kur konstaton një paligjshmëri në nr. falas 112, 24/7 !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura