“Çdo ditë avancon për mirë, por lodhem kur shkruaj”/ Kolegu zbulon SMS-në e fundit të Artjan Tepelenës: Me la porosi për emisionin dhe…

Oct 16, 2021 | 11:06
SHPËRNDAJE

DAshnor KalociNë orët e para te mëngjesit të ditës se shtune ka ndërruar jetë gazetari i njohur, Artjan Tepelena, i cili prej disa kohesh ishte shtruar ne Sanatoriumin e Tiranës duke iu nënshtruar një terapie intensive, pasi ishte prekur nga virusi Covid 19.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur ne rrjetet sociale, ku me dhjetra miq e kolegë të tij kanë shprehur ngushëllimet e tyre pranë familjes së të ndierit.

I kontaktuar nga Gazeta “Panorama”, kolegu dhe miku i ngushte i tij, gazetari Dashnor Kaloçi, ka konfirmuar lajmin, duke thënë se fillimisht nuk ka dashur ta besoj një gjë të tille, pasi ka komunikuar me Artjanin dy dite me pare dhe sot e kishte lënë për të bere një regjistrim me te, për emisionin e pare Memorie qe do jepej sot ne Tv Scan.

Gazetari Kaloçi, zbulon dhe SMS e fundit me të ndjerin, Artjan Tepelena, ku tepër optimist i shkruan se çdo ditë avanconte për mire, por se lodhej kur shkruante dhe ne fund i linte dhe porosite për emisionin e pare, duke i thëne se do bënte një përshëndetje nga spitali…!

P Template

Artjan Tepelena
Artjan Tepelena

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura