Ç’do bëjë Basha me zgjedhjet? Nano: PD ta çojë deri në fund e do hyjë në histori

May 16, 2017 | 14:15
SHPËRNDAJE

Çfarë do të bëjë Partia Demokratike dhe lideri i saj, Lulzim Basha pas takimit të djeshëm me zyrtarin e lartë të diplomacisë amerikane.

Mustafa-Nano

Në takimin me aktorët kryesorë të politikës shqiptare, zv/sekretari i Shtetit, Hoyt Yee nuk paraqiti asnjë paketë amerikane për zgjidhjen e krizës, për rivlerësoi edhe njëherë paketën “McAllister”.

Por çfarë pritet të ndodhë deri nesër dhe cilat nga palët është tërhequr, apo do të bëjë tërheqjen në orët në vazhdim?

Analisti Mustafa Nano, i ftuar mbrëmë në “Top Story” u tregua i kujdesshëm për rezultatin e “ndërmjetësimit” të zyrtarit të lartë të diplomacisë amerikane.

“Unë nuk shoh shpresë, sepse për mua Partia Demokratike nuk duhet ta niste këtë gjë, por tani e ka sjellë deri në këtë pikë saqë unë shoh si zgjidhje ta çojë deri në fund dhe do të hyjë në histori për këtë. Nga pikëpamja elektorale, do të ishte qesharake nëse do të hynte në zgjedhje. Unë dua që të hyjë, por do të ishte qesharake”, thotë ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura