Çdo 5 minuta një grua diagnostikohet me kancer gjinekologjik! Ja cilat janë shenjat e para që duhet t’i dini patjetër

Sep 30, 2020 | 13:24
SHPËRNDAJE

Çdo pesë minuta një grua diagnostikohet me kancer gjinekologjik, nga të cilat më shumë se 33,000 humbin betejën çdo vit, raporton “The Sun”.

vagina

Ky numër pritet të rritet, për shkak të pandemisë së koronavirusit që do të çojë në dhjetëra mijëra vdekje shtesë nga kanceri.

Por ekspertët kanë frikë se ndërgjegjësimi rreth kancerit gjinekologjik është i ulët dhe shumë gra nuk u kushtojnë vëmendje simptomave.

vagina dhe mitet për të (10)

Hera e parë që një grua dëgjon për kancerin e mitrës, vezoreve, qafës së mitrës, vaginës dhe vulvës, është kur një mjek i thotë se e ka sëmundjen.

Por kapja e saj që në fillim mund të shpëtojë jetë dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke ditur shenjat e hershme që e paralajmërojnë.

Këtu, gjinekologu Dr. Shree Datta tregon se çfarë duhet të keni parasysh kur bëhet fjalë për kancerin gjinekologjik …

vagina

6 shenjat që duhet të dini:

  1. Gjakderdhje jonormale (ndërmjet ciklit, pas seksit ose pas menopauzës)
  2. Periudha të përsëritura me dhimbje barku
  3. Fryrje barku të pashpjegueshme
  4. Ndryshimi i oreksit
  5. Ndryshimi i zakoneve të zorrëve
  6. Humbje e konsiderueshme e peshës pa u përpjekur për këtë

Sigurohuni që të konsultoheni me mjekun menjëherë në rast se vini re ndonjë nga këto simptoma.

Nëse nuk gjendet asnjë problem gjatë vizitës së parë, kthehuni tek mjeku nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen.

Kush duhet të kujdeset?

Ky kancer mund të prekë gratë e reja që kanë perioda të rregullta ose ato që kanë kaluar menopauzën, kështu që mos mendoni se prek vetëm gratë që kanë kaluar menopauzën.

Si mund ta zvogëloj rrezikun?

vagina dhe mitet për të (4)

Përderisa nuk mund të ndryshoni disa faktorë të rrezikshëm, për shembull, historinë tuaj familjare ose prejardhjen tuaj gjenetike, faktorë të tillë si pirja e duhanit ose mbipesha mund të ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të kancerit gjinekologjik, prandaj është e rëndësishme të kontrolloni dietën dhe të ushtroheni rregullisht.

Kjo gjithashtu mund të forcojë sistemin tuaj imunitar.

Mbani një ditar të simptomave anormale të tilla si perioda të rënda ose gjakderdhje në mes të ciklit.

Testet si mamografia janë krijuar për të zbuluar që në fazat e hershme nëse keni apo jo kancer gjinekologjik.

Mos harroni se seksi i sigurt dhe vaksinimi kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST) nëse keni të drejtë, mund t’ju mbrojë nga llojet e ndryshme të SST-ve me rrezik të lartë, të cilat zakonisht lidhen me kancerin e qafës së mitrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura