Çau kafkën në pëplasjen me Kahill, mesfushori anglez tërhiqet nga futbolli në moshën 26 vjeçare

Feb 13, 2018 | 14:23
SHPËRNDAJE

Rajan Mejson, lojtari i Hull Siti, i cili u dëmtuar rëndë pas një përplasje kokë më kokë me Geri Kahill në ndeshjen ndaj Çelsit, ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, në moshën 26-vjeçare.

rajan mejson

Mesfushori nuk arriti dot të rëkuperohej nga ai dëmtim i pësuar në janar të vitit 2017, gjë që e detyroi edhe një operacion në kafkë. “Kam punuar shumë për t’u rikthyer. Fatkeqësisht, pas këshillave të ekspertëve, duhet të tërhiqem nga futbolli pasi dëmtimi shfaq rrezik. I falenderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në rekuperim”, shkroi në rrjetet sociale futbollisti fatkeq.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura