Çastet e jetës urbane të Lindita Arapit

Jun 29, 2017 | 10:39
SHPËRNDAJE

E keni provuar ndonjëherë të jeni diku dhe të ndiheni sikur jeni diku tjetër?! Me mendime… Shkrimtarët janë ata që ia dalin më mirë se të tjerët të krijojnë realitete të tjera. Mirëpo, sado të fortë ta krijojnë erën e re, zhurmat e para të pluhurit i marrin nga toka. Realiteti është gjithnjë aty për t’i frymëzuar, ata pastaj e zhvillojnë e krijojnë qenie të tjera. Është shumë e rëndësishme për shkrimtaren e gazetaren e “Deutsche Welle”-s, Lindita Arapi, të ndihet sikur është në Shqipëri, kur shkruan.

Vendosja e historisë a rrethanave në një kontekst të caktuar, kërkon detyrimisht që ti të largohesh nga dritarja me pamje nga “bota” dhe të futesh brenda kompjuterit për të përfytyruar vendin ku nuk je. Në librin e saj më të ri, “Çaste”, autorja ndjek dy fate paralele të panjohurish, dy botë të copëtuara gjermanoshqiptare, në një atmosferë qyteti.lendita-arapi

“Gjithmonë më ka bërë përshtypje anonimiteti, vetmia, këto momentet kaq fluide dhe të rrëshqitshme të metropolit. Duket sikur ka njëlloj performance urbane shumë të rrëshqitshme. “Kur shkruaj shqip, futem brenda atij ishullit të vogël që është dhoma e punës, që është kompjuteri, letra dhe që aty për mua është Shqipëria.

Ndonjëherë më duket sikur qëndroj mbi urë”, ka thënë Arapi me rastin e promovimit të krijimit të saj të ri. Largimi i saj në Gjermani vetëm sa i krijon distancën e nevojshme për ta parë të kaluarën në Shqipëri me sytë e mendjes, siç ndodhi edhe me romanin “Vajzat me çelës në qafë”.

“Miti i kalimtares në metropol, i ‘Çastit’ të rrëshqitshëm, kërkon jetëgjatësinë në këtë roman eksperimental. Dy të panjohur, të huaj me jetën e vet, pas një vërtitjeje vetmitare e shkëmbimeve flurore në përditshmërinë anonime urbane, pikëpiqen e për t’i shpë- tuar tëhuajëzimit gërryes, i dorëzohen ndjenjës më trivale e më të fuqishme. Kështu fluidja hedh rrënjë, çasti bëhet “Gjithmonë më ka bërë përshtypje anonimiteti, vetmia, këto momentet kaq fluide dhe të rrëshqitshme të metropolit. Duket sikur ka njëlloj performance urbane shumë të rrëshqitshme.download

“Kur shkruaj shqip, futem brenda atij ishullit të vogël që është dhoma e punës, që është kompjuteri, letra dhe që aty për mua është Shqipëria. Ndonjëherë më duket sikur qëndroj mbi urë”, ka thënë Arapi me rastin e promovimit të krijimit të saj të ri. Largimi i saj në Gjermani vetëm sa i krijon distancën e nevojshme për ta parë të kaluarën në Shqipëri me sytë e mendjes, siç ndodhi edhe me romanin “Vajzat me çelës në qafë”.

“Miti i kalimtares në metropol, i ‘Çastit’ të rrëshqitshëm, kërkon jetëgjatësinë në këtë roman eksperimental. Dy të panjohur, të huaj me jetën e vet, pas një vërtitjeje vetmitare e shkëmbimeve flurore në përditshmërinë anonime urbane, pikëpiqen e për t’i shpë- tuar tëhuajëzimit gërryes, i dorëzohen ndjenjës më trivale e më të fuqishme. Kështu fluidja hedh rrënjë, çasti bëhet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura