CAS: Vendimi për ndeshjen Serbi-Shqipëri, brenda 13 qershorit

Apr 18, 2015 | 9:14
SHPËRNDAJE

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka njoftuar sot se vendimi për ndeshjen Shqipëri-Serbi do të jepet para ndeshjes se ardhshme kualifikuese për EURO 2016 (grup I).

Në një njoftim në faqen e vet zyrtare CAS sqaron se janë dëgjuar pretendimet dhe ankesat e te dy palëve në këtë proces. 

Ndeshja Shqiperi-Serbi

Seancat për ankesat dhe pretendimet u mbajtën të enjten ku u degjua Serbia dhe dje me degjesat e palës shqiptare, në selinë e CAS në Lozanë, Zvicër.

Arbitrat jane tani në proces reflektimi dhe pas kësa do te vendosin. “Aktualisht jemi në procesin e hartimit të draftit përfundimtar”- thuhet ne deklarate. Vendimi do te jepet para ndeshjes se ardhshme kualifikuese për EURO 2016 (grup I) më 13 qershor 2015. CAS nuk do të komentojë më tej për këtë. 

Ndeshja Serbi-Shqipëri, e luajtur në stadiumin e Beogradit më 14 tetor 2014, u ndërpre për shkak të dhunës së tifozëve serbë. 

Në përballjen e parë në arbitrazh mes dy federatave, UEFA vendosi në favor të Serbisë duke i dhënë asaj 3 pikë për ndeshjen. 

Dje, ne Lozane dëshmuan presidenti i FSHF-së, Armando Duka, trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi dhe kapiteni Lorik Cana. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura