Cardi B shtrohet në spital me dhimbje të forta stomaku mes pandemisë së koronavirusit. Çfarë po ndodh me reperen?

Apr 2, 2020 | 12:59
SHPËRNDAJE

Cardi B është shtruar në spital pasi kishte dhimbje stomaku për disa ditë. Reperja me famë botërore informoi fansat nëpërmjet një postimi në Twitter se u dërgua me urgjencë në spital mbrëmjen e së martës.

“Kam pasur probleme me stomakun për disa ditë, shkova në spital mbrëmë,”– shkroi Cardi.

Por shtoi se: “Tani ndihem më mirë, shpresoj që nesër nuk do ndjej më dhimbje.”

Gjithashtu, reperja emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar publikoi edhe një foto nga spitali por e fshiu imazhin nga rrjeti social.

Por duket se tani Cardi është rikthyer në shtëpi, pasi publikoi një meme të Donald Duck në shtrat me titullin: “Kur je i uritur, por të duhet të gatuash ushqimet në shtëpi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura