Cardi B kërkon divorcin nga bashkëshorti pas tre vitesh martesë

Sep 16, 2020 | 10:59
SHPËRNDAJE

Cardi B ka paraqitur kërkesat për divorc nga bashkëshorti i saj Offset, pas tre vitesh martesë.

Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almanzar, u martua me këngëtarin Offset, në një ceremoni sekrete në shtator 2017 dhe kanë një vajzë të quajtur Kulture.

27-vjeçarja paraqiti kërkesën për divorc të martën.

Ndërkohë raportohet se kjo kërkesë është kontestuar na 28-vjeçari.

Reperja po kërkon “kujdestarinë fizike parësore” të vajzës së tyre 2-vjeçare, ndërsa dëshiron që Offset të kontribuojë në mirëmbajtjen e saj dhe shpenzimet ligjore.

Në dokumentet e divorcit, shkruhet se martesa e tyre është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme.

Kjo nuk është hera e parë që çifti janë ndarë. Në vitin 2018, Cardi B shkroi në një postim në Instagram se nuk janë më bashkë, por u pajtuan më vonë.

/Panoramaplus.al

               

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura