Cardi B flet për herë të parë pas divorcit nga ish-partneri: Përpara se të tradhtohem, më mirë të jem…

Sep 19, 2020 | 15:04
SHPËRNDAJE

Cardi B i dha fund martesës 3-vjeçare me Offset vetëm pak javë më parë.

cardi b flet pas divorcit (11)

Në media, përveç tradhtisë, qarkulluan lajme se ish-partneri i saj po pret një fëmijë me një grua tjetër. Në lidhje me këtë ngjarje, ka folur vetëm një burim i afërt i këngëtares, por jo ajo vetë!

cardi b flet pas divorcit (7)

Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë! Sipas “Billboard”, nëpërmjet një videoje live në Instagram, ajo është shprehur se ndihet mirë dhe se nuk ka derdhur lot për divorcin.

cardi b flet pas divorcit (6)

Duke ju përgjigjur mbështetjes së madhe që ka marrë nga fansat, Cardi u shpreh: “Dua t’ju them shumë faleminderit! Megjithatë, nuk kam nevojë për mbështetje. Jam mirë. Dua të dini që nuk kam derdhur asnjë lot. Këtë herë nuk kam qarë. Doni ta dini pse? Sepse divorci im nuk erdhi për shkak të asnjë nga ngjarjeve që kanë ndodhur më parë. Nuk ka lidhje me tradhtinë”, tha Cardi B, përpara se të hidhte poshtë zërat se Offset do të bëhet baba”.

cardi b flet pas divorcit (10)

Fituesja e çmimit “Grammy” ka zbuluar arsyen pse vendosi që këtë herë ta përfundonte marrëdhënien me Offset.

cardi b flet pas divorcit (5)

Thjesht u lodha nga argumentet. U lodha nga mos ballafaqimet në sy. Kur e ndjen që nuk është më njësoj si më parë, përpara se të tradhtohesh, më mirë të jem… e dini çfarë dua të them? Jam e lodhur nga njerëzit”, është shprehur reperja.

cardi b flet pas divorcit (2)

Në mënyrë kategorike ajo ka mohuar fjalët se është divorcuar për t’i bërë publicitet albumit të saj të ardhshëm, duke u shpreshur se nuk do e shiste familjen e saj për asgjë në botë.

cardi b flet pas divorcit (9)

Tashmë, ata do të ndjekin seancat gjyqësore për kujdestarinë e vajzës, Culture.

cardi b flet pas divorcit (8)

cardi b flet pas divorcit (3)

cardi b flet pas divorcit (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura