Capital T feston ditëlindjen 1 herë në 4 vjet pasi ka lindur në …, si ishte ky 29-vjetor për reperin

Mar 6, 2021 | 20:30
SHPËRNDAJE

Trim Ademi, emri artistik i të cilit është Capital T, festoi ditëlindjen e 29-të.

Reperi, i njohur jo vetëm për zërin, por edhe për pamjen e kuruar deri në detaje, publikoi në llogarinë e tij në “Instagram” një foto ku shfaqej me një kek të vogël në formë zemre në dorë, krahas së cilës shkroi vetëm numrin e moshës.

Capital T shijoi disa ditë pushimi në Ishujt Maldive, duke ia bërë qefin vetes në maksimum. Përgjatë gjithë ditëve të qëndrimit të tij në këtë vend të mrekullueshëm, reperi publikoi foto të ndryshme në rrjetet sociale, duke ndarë me të gjithë momentet e bukura që po kalon.

Ajo që vihet re tek imazhet e tij është trupi i tonifikuar e muskuloz, për të cilin stërvitet dhe bën kujdes me ushqimet që konsumon. Capital ka festuar ditëlindjen e 29-të dje, por verçantia është se ai ka lindur më 29 shkurt, ndërkohë që këtë vit muaji kishte 28 ditë.

Të gjithë e dimë se njerëzit e lindur në këtë datë kanë një ditëlindje ndryshe nga kushdo tjetër. Pasi të lindësh më 29 shkurt do të thotë të kesh ditëlindjen më të rrallë. Kjo datë është vetëm një herë në katër vjet në kalendar, megjithatë për të festuar askush nuk pret katër vjet.

Nëse doni të dini zgjedhje kreative të Capos, atëherë mjafton të shihni fotot e papara që ai ndau me fansat e shumë nga Maldivet. Trim Ademi është djali i Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Pak javë më parë ai tregoi sesi djali i tij, reperi i njohur, Capital T, la futbollin për t’u bërë këngëtar.

I ftuar në “Shiko Kush Luan”, Ademi u shpreh se ishte futbollist i mirë, por “braktisi” fushën e blertë për t’u bërë reper.

“Është shumë e çuditshme, ka qenë futbollist kur kemi ardhur nga Franca, aty zuri vendin e dytë dhe isha shumë krenar pasi djali po më bëhej futbollist dhe po kënaqesha, kur pas 2-3 ditësh më thotë që nuk dëshironte të luante futboll, por të merrej me muzikë”, tha ai.

Dhe gjatë një interviste në “After Party”, Presidenti i FFK u shpreh se pavarësisht sa i suksesshëm është në muzikë i biri, do dëshironte që Trim Ademi të bëhej futbollist, duke shtuar se këngëtari është lojtar më i mirë se ai.

Agim Ademi, gjatë intervistës, rrëfeu detaje edhe nga marrëdhënia me bashkëshorten duke pranuar se është xheloz dhe se është ai që e do më shumë.

“Duhet të pyesim dhe atë, por e dua unë më shumë. Ajo më bën më shumë surpriza”, tregoi ai, duke rrëfyer më shumë sekrete se kush janë dy prindërit që kanë lindur, rritur dhe mbështesin Capitalin.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura