Cani e pranon: Në doganat shqiptare ka kontrabandë dhe evazion

Jan 27, 2016 | 10:56
SHPËRNDAJE

shkelqim-cani-1-655x356

Ministri i Financave Shkëlqim Cani e pranon se në dogana ka korrupsion dhe evazion fiskal. Në një intervistë për Ora News, Cani tha se është i pakënaqur nga puna në dogana, për shkak se ky sektor ka dështuar në realizimin e të ardhurave. Dhe kjo, pikërisht për shkak të kontrabandës dhe evazionit.

 

Si e vlerësoni ju punën e doganave dhe a jeni i kënaqur nga puna e Croën Agents?

Cani: Ju thoni dhe unë e pranoj që kryesisht mosrealizimi i të ardhurave janë nga doganat dhe jo nga tatimet dhe tani ju më thoni që a je i kënaqur. Si mund të jem i kënaqur? Përgjigja është nuk jam i kënaqur nga puna e doganave, përderisa ato nuk kanë realizuar objektivin.

Ne bëmë buxhetin e vitit 2016. Kemi shkruar në relacion: Ne do të realizojmë këtë nivel të ardhurash, por duke meduar që niveli në çmimet e naftës, kromit nuk do të lëvizjë përtej këtij limiti. Në atë kohë mu bë një vërejtje që e mirëprtia, që nuk keni  vlerësim siç duhet të ecurisë së tregjeve ndërkombëtare etj.

Sot me këtë çmim nafte që jemi, nga 25 lekë që do merrnim ne marrim 20 lekë/l. Është 20% ulje dhe efekti është 3 mld lekë.

Kush është faji i administratës?

Cani: Faji i administratës është: Si është e mundur të bjerë në mënyrë kaq drastike sasia e cigareve të importuara? Nuk mund ta pranoj që importet e cigareve kanë arritur në këtë nivel. Pse? Mund të merrni faktorë që ka ranë pirja e duhanit dhe ka një të vërtetë. Por, nëse kjo rënie është nga 2-5 % pjesa që ka rënë më shumë duhet kërkuar në faktorqë të tjerë. Është e vërtetë, po aq e vërtetë sa importet janë zëvendësuar me prodhim vendas. Pse? Sepse po ra pagesa për energjinë elektrike në shtresat relativisht të varfëra që ishin mësuar pa pagësë, tani 30% do të detyrohen ta riformatojnë dhe do të kujdesen më shumë për ushqimet bazë. Do marrin jo më cigare Marlboro, por do ta marrin të dredhur.

Ka rritje të kontrabandës?

Cani: Ka kontrabandë,ka evazion dhe ky është shqetësimi im. Ky shqetësim është përsa kohë institucioni i doganave nuk më jep një analizë të plotë bindëse që i ka shterur të gjithë mundësitë e kontrabandës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura