Canaj: Partizani ka luhatje, Trashi më i miri në fushë

Nov 11, 2018 | 22:22
SHPËRNDAJE

Trajneri Agim Canaj është i ftuar në emisionin “Sport Neës Plus” të moderators Daljana Sejdia. Ai bërë një analizë të ecurisë të Partizanit si dhe foli për fitoren e sotme ndaj Laçit ku u shpreh:

bandicam 2018-11-11 22-12-34-326

“Sot pashë 2 ekipe që ishin të përqendruar ne detyrat taktike. Partizani nuk ka eufori. Mundohet me 3 lojtarët që ka parë të kap vertikalizimet. Trashi ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës.

Pjesa e parë ishte shumë e dyluftuar. Laçi ka shfaqur një nivel shumë të mirë. Sot vinte me një moral shumë të lartë, për të marrë pikë në kryeqytet. Nuk la asnjë hapësirë. Momenti më deçiziv ishte loja e ajrit. Bardhi shënoi një gol shumë të mirë. Partizani di ta menaxhojë shumë mirë lojën. Ka një portier me eksperiencë. Pëson shumë pak gola. Vetëm me Skënderbeun kur pësoi gola e kishte të pamundur që të reagonte.

bandicam 2018-11-11 22-13-12-358

Mendoj që deri në këto momente ka bërë mirë. Rezultatet i japin të drejtë. Deri në këto momente Partizani ka menaxhuar vetëm situatat e ndeshjes.

Edhe me gabime të vogla, prapë kryeson. Ky nuk është një kampionat i fitoreve tenistike, por i rezultateve cinike. Në një moment të caktuar, Laçi mund ta kishte barazuar rezultatin. Është një fenomen te Partizani. Në këto ndeshjet e fundit, ka pasur një luhatje. Mala, Asani nuk janë më në freskinë e ndeshjeve të para. Iu bie barra 2 fish, duhet të bëjnë të 2 fazat. Çdo lojtar i Partizanit të bëj punën e tij. Pritje të tilla vetëm Alban Hoxha mund t’i bëjë. Rezultati minimal nuk të garanton që t’i të ecësh në vazhdimësi”, u shpreh Canaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura