Cameron nuk tërhiqet: Trump thotë budallallëqe

May 5, 2016 | 17:44
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka thënë sot se ai nuk do t’i kërkojë falje Donald Trumpit – edhe pse ky i fundit është bërë kandidati i supozuar për President të ShBA-së nga radhët e republikanëve – për komentet që i kishte bërë më herët për propozimin e Trumpit që t’ua ndalojë myslimanëve të futen në Amerikë, të cilin Cameron e kishte quajtur të gabuar dhe budallallëk.

cameronCameron i bëri këto komente për Trumpin pasi që ky i fundit u zotua dhjetorin e kaluar se do t’ua ndalonte të gjithë myslimanëve të futeshin në Shtetet e Bashkuara, nëse ai do të zgjidhej President.

“Nuk do ta ndryshoj mendimin dhe nuk do ta ndryshoj. Jam shumë i qartë se ideja e politikës që ai ka propozuar ishte e gabuar, është e gabuar dhe do të mbesë e gabuar,” Cameron tha para gazetarëve kur u pyet nëse do të kërkonte falje për komentet e më hershme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura