Cameron flet për të birin me aftësi të kufizuara: Me gruan ishim në prag ndarje (FOTO)

Apr 6, 2015 | 9:49
SHPËRNDAJE

David Cameron ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij Samantha ishin në prag ndarje për shkak të presionit që u krijua teksa përpiqeshin për t’u kujdesur për djalin e tyre Ivan, pasi ai ka lindur me aftësi të kufizuara.
[portfolio_slideshow]

Në një intervistë intensivisht personale, ai zbuloi: “Ne nuk u shkëputëm me njëri-tjetrin, por ne u larguam, duke u përballur vetëm me netët dhe çdo gjë tjetër (me Ivan)”.

Komentet e tij erdhën pas atyre të gruas e cila, në një intervistë më vete, tha se përkushtimi vetëm ndaj Ivan e shtyu marrëdhënien e tyre afër ‘pikës së ndarjes’.

Në një intervistë të mbytur në lot, Znj Cameron foli për herë të parë për “makthin” e të mësuarit se fëmija i tyre i parë kishte një çrregullim të rrallë. Teksa përshkroi tronditjen e vdekjes së tij të papritur.

Ivan kishte lindur me Sindromin Ohtahara, një çrregullim i rrallë i trurit, i cili e la atë në një karrige me rrota. Ai kishte nevojë për t’u ushqyer përmes një tubi dhe që vuante nga paralizë cerebrale dhe kishte kriza të rënda epileptike. Ivan vdiq në moshën gjashtë vjeçare në vitin 2009.

Kryeministri u shpreh: “Është e vërtetë, kishte një krisje. Je i lodhur. Bëhesh prind, infermier, kujdestar, mjek me kohë të pjesshme”.

Zoti Cameron, në një intervistë më vete me “Sunday Times”, tha se Ivan ishte një “bekim në shumë mënyra”, por pranoi tensionet që ai krijoi në jetën në çift.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura