Cameron Diaz heq dorë nga aktrimi, nga sot do t’i përkushtohet …

Mar 12, 2018 | 23:32
SHPËRNDAJE

Ajo është një nga aktoret më të njohura të Hollywood-it, me role të luajtura në filma të famshëm si “Maska” të luajtur në vitin 1997 së bashku me Jim Carrey apo dhe “Ëngjëjt e Çarlit”.

Cameron diaz

Por mesa duket, aktorja Cameron Diaz raportohet se ka vendosur që të tërhiqet nga aktrimi sepse dëshiron që t’i fokusohet jetës familjare. Diaz është martuar me muzikantin 39-vjeçar, Benji Madden.

Sipas shoqes së saj, Selma Blair, aktorja 45-vjeçare ka thënë që e ka përfunduar me industrinë e filmit dhe nuk ka plane për t’iu rikthyer ekraneve të mëdha.

Mikja më e mirë e Diaz foli për Vanity Fair në festën pas përfundimit të ceremonisë Oscar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura