Calja i jazhtëzakonshëm, fiton medalje bronzi në Botëror

Sep 22, 2019 | 11:57
SHPËRNDAJE

Briken Calja vazhdon të mahnisë dhe ta nderojë flamurin shqiptar në evente të rëndësishme kombëtare. Kampioni i padiskutueshëm i shtangës kuqezi shkëlqeu edhe në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po mbahet në Pataja të Tajlandës.calja

Ndonëse konkurrenca ishte shumë e lartë, pasi përballej me kundërshtarët më të fortë të botës, Calja u tregua fantastik, duke u renditur në vendin e pestë në dygarësh ku arriti të ngrinte lart 337 kilogramë. Madje, 29-vjeçari u ngjit edhe në podium, në stilin e shkëputjes duke ngritur 165 kilogramë. Me këtë paraqitje ai tashmë hipotekon edhe kualifikimin për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke qenë se ky Botërori i Tajlandës është kualifikues. briken calja

GARA

Në mesditën e djeshme, teksa Shqipëria tronditej nga tërmeti, Calja niste garën e tij në Botërorin e Tajlandës. Ai garoi në kategorinë e peshave 73 kg dhe në provën e tij të parë në shkëputje ngriti me sukses 151 kg. Në të dytën 156 kilogramë dhe në të tretën ka bërë pas, duke parë që kundërshtarët më poshtë ishin djegur në tentativat e tyre. Rezultat që e ngjit Caljen në podium, duke i dhënë medaljen e bronzit. Edhe në shtytje e nis mirë, ndërsa realizon në provën e parë 181 kilogramë, por më pas nuk arrin të ngrejë dy herë 190 kilogramë dhe për rrjedhojë e mbyll konkurrimin i trembëdhjeti në shtytje. Gjithsesi, rezultati i përgjithshëm në dygarësh është super, pasi me 337 kg, Briken Calja renditet i pesti në botë.

ARTIN LLESHAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura