Cakaj shkarkoi nga detyra ambasadoren në Athinë, media greke: Hobdari e përfshirë në vjedhjen e 100 pasaportave një vit më parë

Jul 8, 2020 | 15:56
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, shkarkoi sot ambasadoren shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdarin, ndërsa media greke “Protothema”, shkruan se shkak për këtë vendim është bërë vjedhja e 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në kryeqytetin helen.

Sipas medias greke, Hobdari është e përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 13 shkurt të 2019, ku nga makina e konsullit të përgjithshëm të Janinës, Pervin Gjikuria, u vodhën 100 pasaporta nga 300 që ndodheshin brenda në mjet.

presvis-alvanida-ena

Hobdari dhe Gjikuria janë të përfshirë në rastin e vjedhjes së 100 pasaportave nga një makinë e trupit diplomatik shqiptar që ishte në tokën Greke. Automjeti, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i përket Previn Gjikurias.

Në të njëjtën deklaratë thuhet se konsulli në fjalë kishte marrë përsipër detyrën e transferimit zyrtar të pasaportave në Athinë dhe dorëzimin e tyre në ambasadën shqiptare. Vjedhja ndodhi në 13 shkurt, natën vonë, në Thesio, ku u vandalizua automjeti i konsullit shqiptar“, thuhet në artikullin e publikuar nga media greke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura