Cakaj: Nuk ka kthim të liberalizmit të vizave, presim rekomandim pozitiv për negociatat

| 17:43
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj ka komentuar vendimin e Parlamentit Holandez, i cili voto ditën e djeshme me shumicë votash heqjen e vizave me Shqipërinë.

Në një intervistë ne “News24”, Cakaj u shpreh se nuk ka kthim të liberalizmit të vizave, ndërsa shtoi se ministria nuk do të jetë indiferent ndaj kësaj çështje.

Gent Cakaj-qesh

“Vendimi i marrë nga parlamenti holandez është i motivuar politikisht. Kjo për shkak të zgjedhjeve në Holandë, ku ka parti me qaje përjashtuese ndaj vendeve që nuk janë anëtare të BE dhe ka rritje të populizmit të djathtë. Në këtë vendim të parlamentit holandez ndikon rritja e kërkesave për migracion, si dhe rritja e kërkesave për azil.

Faktor tjetër është edhe cenimi i sigurisë së publike të Holandës dhe shteteve të tjera në BE. Presim që Komisioni Europian të japë përgjigje negative ndaj vendimit të parlamentit holandez. Vendimi i marrë nga parlamenti holandez nuk duhet të cënojë për asnjë moment raportet mes Holandës dhe Shqipërisë”, u shpreh Cakaj.

Duke u ndalur më pas në hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Cakaj tha se pavarësisht situatës ku ndodhet vendi, pritet rekomandim pozitiv.

“Në fazën në të cilën  ndodhet Shqipëria, hapja e negociatave varet nga reformat e dyanshëm. Nga njëra anë përmbushja e detyrimeve po varet edhe nga dinamika e reformave në Komisionin Europian. Neve na takon të intesifikojmë bashkëbisedimin me Komisionin. Ne jemi duke punuar me Komision për të dokumentuar progresin në Shqipëri dhe kemi intensifikuar komunikim politik në mënyrë për t’i bindur që është meritë e Shqipërisë hapja e negociatave.

Shqipëria ka nevojë për dy dialogje, dialogun e jashtëm dhe dialogun e  brendshëm. Kriza aktuale prodhon një problem të trefishtë. Nuk i kontribuon imazhit pozitiv të Shqipërisë, reformave të nevojshme dhe hapjes së negociatave. Pavarësisht kësaj situate Qeveria nuk do heqë dorë për hapjen e negociatave. Ne presim një rekomandim pozitiv”, tha Cakaj..

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.