Çajrat më të mirë për lehtësimin e ankthit, fryrjen e barkut, dhimbjeve në stomak…

Aug 21, 2017 | 9:58
SHPËRNDAJE

Keni fryrje barku apo dhimbje në stomak? Vuani nga pagjumësia apo ankthi?

Rezulton që çajrat bimore mund të ndihmojnë në kurimin e disa shqetësimeve shëndetësore të zakonshme. Ja cilin lloj çaji mund të përdorni për të lehtësuar fryrjen e barkut, ankthin, dhimbjet në stomak, dhimbjet gjatë ciklit menstrual etj.caj_semundje

Për fryrjen e barkut

Çaji i koprës është i mirë për traktin sugjestiv. Ai përmban një përbërës që relakson ngërçet gastrointestinale, duke mundëaur daljen e gazrave dhe lehtësimin e fryrjes së barkut.

Për dhimbjet e stomakut

Çaji i mentes qetëson muskujt e sistemit gastrointestinal, duke ndihmuar në procesin e tretjes. Nëse dhimbja është rezultat i refluksit acid, duhet të mos e pini këtë çaj.

Për dhimbjet gjatë ciklit menstrual

Një studim i vitit 2009 zbuloi se çaji i xhenxhefilit është po aq efikas sa ibuprofeni në trajtimin e dhimbjeve gjatë ciklit menstrual.

Për ankthin dhe stresin

Çaji i kamomilit mund t’ju ndihmojë të qetësoheni para se një eventi stresues. Disa përbërës tek kjo erz forcojnë të njëjtët receptorë në tru ashtu si ilaçet si valiumi. Një studim i kryer nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Pensilvanisë zbuloi se njerëzit që vuanin nga çrregullime të përgjithshme të ankthit përjetuan lehtësim të simptomave pasi morën suplemente të kamomilit për 8 javë./Gazeta Shendeti/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura