Çadrat mos i lini në shtëpi, nesër pritet përmirësim i motit, por…meteorologët: Ja situata dy ditët e ardhshme

SHPËRNDAJE

VRANESIA MOT

Reshjet intensive pasditen e sotme dhe të premten do të jenë të fokusuara në 7 qarqe të vendit. Sipas IGJEUM, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata dhe “rezulton se përgjatë fundit të ditës së sotme (e enjte, dt.07) ulet rreziku për përmbytjet vërshuese”.

Ndër të tjera IGJEUM thotë se nuk ka vend për panik nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

“Në pjesën e basenit Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës ka patur reshje të dobëta dhe shumë më të ulëta se ato të parashikuara.

74673254_1494988087321699_8332977981559406592_o 74611558_1494988093988365_446361184975716352_o 74583437_1494988117321696_6639667209348055040_o

Për arsye të uljes së rrezikut nga përmbytjet lumore është hequr paralajmërimi nga këto përmbytje për ditët e ardhshme. Në të gjithë territorin, lumenjtë kryesorë do të kenë prurje të larta, por nuk ka rrezik nga përmbytjet ose dalje të lumenjve nga shtrati’.

PARASHIKIMI METEO SIPAS IGJEUM

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.07) dhe nesër (e premte, dt.08) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, por mesatare në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u zvogëluar gjatë fundit të ditës së sotme dhe ditën e nesërme. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së sotme (e enjte, dt.07) ulet rreziku për përmbytjet vërshuese. Përgjatë ditës së sotme meqë intensitetet e reshjeve do të jenë të larta, mund të shfaqen probleme me përmbytje lokale ose probleme në zonat urbane kryesisht në qarqet Lezhë, Fier, Vlorë dhe Korçë, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ditën e nesërme (e premte dt. 08) ky rrezik do të zvogëlohet ndjeshëm.

Në pjesën e basenit Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës ka patur reshje të dobëta dhe shumë më të ulëta se ato të parashikuara.

Për arsye të uljes së rrezikut nga përmbytjet lumore është hequr paralajmërimi nga këto përmbytje për ditët e ardhshme. Në të gjithë territorin, lumenjtë kryesorë do të kenë prurje të larta, por nuk ka rrezik nga përmbytjet ose dalje të lumenjve nga shtrati.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 19 °C
në vendet e ulëta: 13 / 18 °C
në vendet malore: 9 / 14 °C

ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.07) dhe nesër (e premte, dt.08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

NJOFTIMI NGA SHMU

Reshjet që kanë përfshirë vendin tonë përgjatë 24 orëshit kanë qenë me intensitet mesatar deri të lartë kryesisht në qarqet Lezhë me 126mm, Tiranë 65mm, Shkodër 60mm, Durrës 54mm, Kukës 53mm, Vlorë 50mm, Elbasan 47mm dhe në qarqet e tjera më pak se 40mm shi.

Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të na shoqërojnë deri në orët e mbrëmjes vonë, më pas gradualisht reshjet do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.

Për ditën e nesërme pritet një përsmirësim i lehtë i kushteve atmosferike por cadrat mos i lini në shtëpi. Vranësirat gjatë pjesës së parë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës kemi ndërprerje të reshjeve dhe më tepër kthjellime në një pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat më vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë vlerat nga 9ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat për shkak të orëve me diell pritet të pësojnë një rritje duke arritur nga 18ºC në zonat malore deri në 23ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU