VIDEO/ “Ça të bëj, sa u fejova ra tërmeti”- Familja nga Mamurrasi “ndahet” brenda çadrës. Burri i “ankohet” Ramës: Këta të rinjtë luajnë natën!

Dec 11, 2019 | 19:01
SHPËRNDAJE

Gjatë vizitës në Mamurras, kryeministri Edi Rama ka konstatuar edhe një familje që kanë krijuar një “mur” të improvizuar brenda çadrës ku po jetojnë që prej 26 nëntorit.

ramziu

Nuk munguan as batutat me këtë rast midis kryeministrit dhe familjes, ku burri i ankua se të rinjtë nuk rrinë dot të “qetë” natën, ndërsa djali u justifikua duke thënë se sapo ishte fejuar, ra tërmeti.

Dialogu:

Burri: Andej rri çuni, këtej rri nëna me babën

Rama: Po sistemoni një çikë pse janë ato në mes.

Burri: Jena nda!

Rama: Keni vënë mur për t’u ndarë nga njëri-tjetri. Pse ça do bëjnë këta.

Burri: Lujnë natën këta. Janë të rinj!

Rama: S’ka pse të luaj në çadër. Të luaj në fushë! Zgjidhe se nuk mund të rrijë nëna me babën në një cep.

Djali: Ça të bëj! Sa u fejova ra tërmeti.

Rama: Nuk rri dot pa lujtë. Tërmet jashtë, tërmet brenda.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura