“Ça kërkoni nga unë?”, Gjonaj i kthehet opozitës: Kam dosjet me xhevahiret e ekstradimeve tuaja

Feb 8, 2018 | 14:17
SHPËRNDAJE

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar me një fjalim të gjatë në interpelancën e kërkuar nga PD-ja për ekstradimin e financierit të Habilajve, që e cilëson si dëshmitarin kyc për hetimet ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

gjonaj kuvend

“Ai ishte një vendim gjykate i formës së prerë, përcjellë nga prokuroria e përgjithshme për lejimin e ekstradimit të një personi të kërkuar nga prokuroria e Katanjës. Kujtoj se bëhet fjalë për të njëjtën prokurori që akuzuesit e mi sot e ngritën në qiell vetëm para disa muajsh si të ishte dora e perëndisë në hetimin e grupit famekeq Habilaj. Ministria e Drejtësisë vepron dhe disponon ekstradimin vetëm në bazë të një vendimi gjykate dhe vetëm në bazë të dokumentacionit që verifikon prokuroria e dhe gjykata. Unë si ministre e Drejtësisë nuk kam vepruar as më shumë e as më pak nga paraardhësit e mi, si ju zoti Alibeaj, Halimi, Naco, Bardhi, Manjani. Disa ndër të cilët për moscudinë time kanë hedhur lumë akuzash kundër meje, apo ndonjë ka marrë përsipër të bëhet krejt qesharake duke hedhur qorrazi poshtë ngrehinën e jurisprudencës lidhur me këtë”-tha ajo.

Ajo i është drejtuar Alibeajt, duke i kujtuar se “Kur gjykata lejoi ekstradimin, ju përfshirë edhe ju Alibeaj nuk keni bërë asnjë veprim më tepër, keni disponuar ekstradimin mbi atë vendim gjykate që ju është vënë në dispozicion, tani pyetja është ca kërkoni nga unë? Përvec sebepit të ri politik për të bërë një sherr të radhës, ju e dini shumë mirë se ky është sebep i krijuar nga hiçi, por njësoj si unë, edhe cdo qytetar i vëmendshëm ndaj politikës, pas konfliktit për reformën e di po aq mirë sa ju se nuk është sensi i së drejtës, por frika nga drejtësia ajo që i krijon sebepet tuaja”.

Gjonaj foli për frikë të opozitës nga Reforma në Drejtësi.  “Meqë po flasim për frikën, mesa duket nuk është aq e centralizuar në majën e kupolës suaj, as dhe aq abstrakte për ndonjë nga ju, juristët e motivuar politikisht kundër reformës në drejtësi, zbulova e cuditur në dosjet tuaja xhevahiret e ekstradimit, vecanërisht kur ekstradonit ndonjë personazh të zonave tuaja elektorale dhe pashë e kuptova se kjo reforma që mua e për ne është vizioni i së ardhmes për vendin për disa nga ju është makthi i të nesërmes për vetveten”- tha ajo.

“Nëse doni të vërtetën nuk duhet të shqetësoheni, se në fund të fundit unë ministrja e Drejtësisë ia hoqa nga kthetrat Nezarin prokurorëve të kapur nga kthetrat e kryeministrit. Shpresoj që nuk do keni guximin të deklaroni se qeveria do kapë edhe Prokurorinë e Katanias. Si ka mundësi që ndërkohë që sulmoni pa pushim prokurorin e përgjithshëm më kërkoni mua hesap se i ekstraduari nuk u la në duart e kësaj prokurorie, por në duart e Anti Mafias. Është motivi juaj i mbrapsht politik, motivi i frikës nga Drejtësia e Re që po iu bën përditë më qesharakë në sytë e publikut”- tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura