“Ça bëhet këtu!”/ Lulzim Basha ngjitet mbi makinë dhe përshëndet qytetarët: Ju falënderoj nga zemra! Zëri i Kavajës ka qenë zëri i ndryshimit

Mar 11, 2021 | 12:27
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur sot në Kavajë, ku është pritur nga një grup qytetarësh në shesh.

Në një atmosferë entuziaste teksa qytetarët brohorisnin: “Rama ik!” dhe “Fitore!”, kryedemokrati është ngjitur mbi makinë duke i përshëndetur me dy gishta.

Ça bëhet këtu! Zëri i Kavajës ka qenë zëri i ndryshimit. Një porosi ju lutem mbajmë pak distancë se jemi afër. Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje. Bashkë për ndryshimin, Shqipëria fiton!”, tha kreu i PD-së.

Pas fjalës së shkurtër Lulzim Basha zbriti nga makina dhe takoi qytetarët një nga një me grusht.

LB

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura