Byroja/ Rama: Votoni reformën në drejtësi, do përvëloheni para gjykatës së popullit

Feb 4, 2016 | 11:32
SHPËRNDAJE
Paloka në seancë
Paloka në seancë

Kreu i grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka ka kërkuar sqarime nga mazhoranca përse nuk dillet në Parlament projektligji për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Meqë jemi tek pika e pr/ligjet të depozituara në kuvend ne i detyrohemi qytetarëve një shpjegiom për një cështje të ngritur nga opozita për byronë kombëtare të hetimit. Edhe dje kërkuam që të njihemi me fazën apo procedurën që po ndiqet për një pr/kligj të dakortësuar tashmë, lidhur me byronë e hetimit. Një pr/ligj i paraqitur para disa kohësh u ankimua nga PD në gjykatë Kushtetuese dhe u quajt si antikusthetues nga kjo gjykatë. Sipas infove qëne kemi është arritur në një pr/ligj të dakortësuar edhe me PD, se si evoluan gjërat sot, s’mund të flas më me siguri për këtë, por PD ka dhënë dakortësinë e saj për të edhe PS ka dakortësinë e saj. Ku jemi, pse nuk vjen ky pr/ligj në Parlament, mqse është bërë zhurmë e madhe për luftën kundër korrupsionit dhe për instrumentet që pretendohet se byroja do japë zhvillimin kryesor në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë që sot kanë pushtet dhe drejtësia si përball dot në kushte normale. Përfaqësuesja e qeverisë ose nuk kishte dijeninë fare se ekziston ky pr/ligj, se për minuta të tëra dilte sikur nuk ekzistonte ky pr/lgj”.

Përgjigjet Ermonela Felaj

Pyetja që ngritët ju është “A dini gjë ju për cfarë kam rënë dakort unë?” Askush ska kuptuar nga grupi juaj për cfarë keni rënë dakort, është surprizë sot që vini na flisni për byronë e hetimit…E rëndësishme është të vendosim ku do e vendosim këtë strukturë, se kemi ngritur si një nevojë kundër korrupsionit, por edhe kundër krimit të organizuar.

Edi Paloka: Meqë nuk u duka i qartë më vjen mirë që qenka qartësuar vetë, diskutohet për atë draft që u pranua nga kryetari juaj i komisionit që është përgatitur nga ministri juaj bashkë me OPDAT, nën mbikëqyrjen e SHBA që kanë investuar 10 milionë dollarë për këtë. Po e kemi kundërshtuar ne dhe e ka hedhur poshtë gjykata kushtetuese…kryeministri juaj e donte edhe këtë organizëm ta kishte nën vete dhe jo ta përdorte në luftën kundër korrupsionit por ta përdorte si mashë kundër kundërshtarëve të tij përfshirë edhe aleatëve tuaj, ska shqiptarë që s’e ka kuptuar këtë. Prandaj zonja ministre që 10 minuta më parë s’dinit asgjë, sa për detajet dhe për praninë e anëtarëve tonë në komision edhe këto janë publike.

Ilir Meta: PD kërkoi që ky projekt të futej me procedurë të përshpejtuar, asnjë skishte një projekt të përfunduar…duken përshendetur faktin që ata janë dakortësuar, që atë variant për të cilin PD është dakort mund ta depozitojë në kuvend dhe të ndjekë rrugën e evet sipas procedurave, ndaj ky ësntë një debat i panevojshëm se skeni të qartë për cilin variant bëhet fjalë.

Saimir Tahiri: Sqarim për një çështje që padrejtësisht dhe në falsitet po kthehet në cështje nga opozita që ndryshe bën letrat, ndryshe sillet vërtetë me prioritetet e qeverisë, shumicës dhe të qytetarëve për luftën kundër korrupsionit. Më vjen mirë që pas kujdesit tuaj dhe shqetësimit të madh për respektimin e statusit të PS dhe premtimeve se do protestoni nëse nuk respektohet statusi, vini dhe kujdeseni për programin qeverisës të PS qytetarët kanë edhe sy edhe veshë edhe mendje se lufta kundër korrupsionit nuk është fjalim por angazhim, cfarë qëndrimi keni për ish ministrin e arrestuar dilni dhe deklarojeni, kush është qëndrimi juaj zyrtar, doni byronë e hetimit? Dilni na thoni për kryetarin e bashkisë Kamëz të arrestuar për korrupsionin dhe i shkoni në qeli, për ish drjetorin e hipotekës në SR që u kap duke vjedhur prona dhe ju i shkoni në qeli. doni byronë e hetimit?. shumë mirë, jemi tepër të angazhuar që premtimin tonë përpara qyettrëve për luftë korrupsionit ta cojnë përpara.

Edi Paloka: Është e turpshme që ky vjen në parlament njëherë se me ato që po ndodhin në Shqipëri vetëm këtë muaj pa i marrë parasysh cfarë kanë ndodhur përpara ky zotëria nuk ishte këtu, a kishin kamera ato me uniforma policie në Elbasan që vranë tre vetë, këtë të na thotë ky, kush është kjo banda me uniformë policie që bredh nga cepi më cep dhe duket se zbaton porosi, këtë na trego e mos na shit dëngla këtu se c’bëjmë ne me deklaratt e Ben Blushit, ne nuk na duhet fare se cfare ndodh në partinë tuaj, keni frikë skeni frikë aty të bëni votime, mfaftojnë punët tuaja, sqaroni njerëzit, lërini llafet dhe propagandën, atë projektligj që e hodhi poshtë kushtetuesja ndaj e hodhi se ishte si thamë ne se zotëria donte të kontrollonte gjithçka.

Kreu i qeverisë, Edi Rama i quajti akuzat e opozitës për Byronë e Hetimit një farsë të pashembullt në vazhdën e farës së përgjithshme që quhet PD.

“Byroja e hetimit është në programin e PS para se PS të fitonte zgjedhjet, është në programin e qeverisë shqiptare, është një ndër objektivat e programit tonë të reformimit rrënjësor të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë në Shqipëri. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë në rrugën tonë dhe ju as na ndalni, as na pengoni dhe as na vononi, maksimumi që bëni është që vini e vrisni kohë e na bëni bashkëvrasës të kohës të enjten në këtë sallë, për të tjerat flisni, shpifni sa të doni, fyeni, shani e sajoni cfarë të doni ne nuk kemi betejë për tu mbushur mendjen juve, por për të reformuar vendin”.

Ai akuzoi PD si të dalë boje, duke shprehur sigurinë se ajo do të shpartallohet në zgjedhjet e ardshme, aq keq sa nuk i ndodhi as në 2013 e as në 2015. “Nuk e përcaktoni dot ju se kush vjedh, kush hajdutëron, sepse së pari jeni pa bojë, nuk keni asnjë lloj boje në raport me të vërtetën dhe në raport me publikun shqiptar. Ju ka rënë cdo cifël boje dhe keni dy vjet e gjysmë që s’keni marrë masë për ti rikthyer pigmentin partisë që doli e shpartallua në 2013 dhe u rishpartallua në 2015 dhe si e keni nisur një vit e gjysmë kohë kemi për të parë sa e vërtetë është do shpartalloheni si nuk jeni shpartalluar as në 2013 e as në 2015”- tha Rama.

Sipas Ramës opozita do të votojë reformën në drejtësi, ndryshe kush nuk e miraton do të përvëlohet kur të shkojë para gjykatës së popullit në votime. “Këtu do jemi, do e gëlltisni, do bëni sikur si keni nxjerrë ndonjëherë, do i harroni ato do vini e do votoni reformën. Kur të jetë dita për të folur do them fjalën time, por fjala ime do jetë e panevojshme në funksion të miratimit sepse kush nuk miraton reformën do të përvëlohet plotësisht kur të shkojë para gjykatës së popullit në votime”- tha ai.

Eduard Halimi: Ka qenë në programin e PS është e vërtetë, por cili ka qenë modeli që Rama ka shkruar? modeli është që Rama kryeministër, apo ai që do vijë nesër të ketë nën hyqëm byronë kombëtare të hetimit, e ka për byronë dhe për gjithë institucionet e tjera. E mori e solli këtu në parlament , ne thamë jo, të ngrihet por jo në varësi të kryeministrit, se është për të luftuar korrupsionin në rradhët e zyrtarëve të lartë, ndaj smundet dot që ai që është personi që duhet të hetohet nga byroja, të ketë nën varësi byronë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura