Byroja, Rama opozitës: Gënjeshtarë si këta s’bën më nëna. Basha: E votojmë që nesër

Feb 10, 2016 | 15:45
SHPËRNDAJE

“Dikush duhet t’ia freskoje kujtesen publikut lidhur me ç’u deklarua deri dje per Byrone e Hetimit! Genjeshtare si keta s’ben me dot nena jo!”

rama

Kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama deklaratës së kreut të opozitës Lulzim Basha, lidhur me miratimin e ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Pas kësaj, ka reaguar menjëhere Basha duke shkruar: “Votojme qe neser draftin e dakordesuar sipas Venecias per Byrone e Hetimit! Por harroje se Opozita punon per sarajet e Surrelit”.

Kreu i opozitës Lulzim Basha, nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat sot në lidhje me kalimin në mbledhjen e qeverisë të Ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit, vuri kusht që nëse miratimi është bërë sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias, që ajo të varet nga Prokuroria, atëherë opozita do të bashkojë votat me mazhorancën nesër në Kuvend për ta miratuar këtë strukturë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura