Byroja nuk dënoi Ndreun, reagon ashpër Salianji: Ruçi nuk është  aq i virgjër sa hiqet, nuk llogaris asnjë dordolec

Nov 13, 2017 | 15:42
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të Byrosë për të mos dënuar deputetin e Partisë Socialiste Pjerin Nren, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji. Sipas tij kjo nuk është një çështje personale. Ai thotë se nuk llogarit asnjë dordolec pa personalitet dhe mbron parimet, por këto të fundit u thyen nga maxhoranca.

ervin salianji

Reagim i plotë:

Vendimi tregon që Ruçi nuk është as aq i virgjër  sa hiqet gjatë seancave.

Kjo nuk është çështje personale, se përveçse nuk llogaris asnjë lloj dordoleci pa personalitet, do mbroj çdo parim deri në fund. Edhe në këtë rast mbrojta parimin dhe u pa qartë se disa përjashtohen  se kërkojnë te drejtën e fjalës, disa  mbrohen se bëjnë karikaturën e krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura