Byroja Kombëtare e Hetimit, Rama: FBI do përfshihet me ekspertizë dhe asistencë në terren

Apr 1, 2015 | 11:54
SHPËRNDAJE

FBI do të përfshihet me ekspertizë dhe asistencë në terren për fillimin e veprimtarisë antikrim të Byrosë Kombëtare të Hetimit, lajmi u bë i ditur nga kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Lajm i mire FBI do perfshihet me ekspertize&asistence ne terren per fillimin e mbare te veprimtarise antikrim te Byrose Kombetare te Hetimit”, shkruan Rama në Facebook.

Postimi Ramës në Facebook

Përmes Byrosë Kombëtare të Hetimit, qeveria synon reformimin e strukturave të hetimit dhe parandalimit të krimeve, trafiqeve, kontrabandës dhe korrupsionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura