Byroja e Kuvendit përjashton me 10 ditë nga Parlamenti Berishën

May 27, 2016 | 19:31
SHPËRNDAJE

Byroja e Kuvendit ka vendosur që të përjashtojë me 10 ditë nga punimet e Parlamentit ish-kryeministrin, Sali Berisha.

rama-berisha-ruciKërkesa e PS-së u pranua nga Byroja, ndërsa Berisha nuk ishte prezent në mbledhjen e sotme kur u mor vendimi.

Ish-kryeministri u përjashtua për fjalë fyese ndaj Kryeministrit ditën e enjte në Kuvend.

Ishte Gramoz Ruçi ai që iu drejtua Kuvendit me një kërkese të enjten gjatë seancës pleanre të rradhës, për t’u mbledhur dhe përjashtuar Berishën nga seancat plenare.

Kjo pasi deputeti demokrat përdori fjalë të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Berisha e quajti Ramën “kriminel”. “Kërkoj mbledhje urgjente të byrosë së kuvendit për të marrë masat përkatëse ndaj atij që lancoi të gjitha këtko në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit që se ka për herë të parë po kështu s’mund të vazhojë gjatë, kërkoj të thërrisni…sipas nenit 65 për ta përjashtuar deputetin Sali Berisha 10 ditë nga seancat e Parlamentit”, tha Ruçi.

vijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura