Byroja e Hetimit, Bushati: Respektojmë Kushtetuesen, të palëkundur për ta jetësuar këtë strukturë

Apr 20, 2015 | 18:37
SHPËRNDAJE

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës ka folur edhe për rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese të ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Bushati ka shprehur vullnetin e Qeverisë Shqiptare për të vijuar në rrugën e përmirësimit dhe vënies në jetë më pas të kësaj strukture.

Ditmir Bushati

Zëri i Amerikës: Mbi Byronë e Hetimeve, a u prek kjo temë? Si do e shpjegoni faktin që edhe me ndihmën e ekspertëve nga FBI ligji ka ende probleme?

Ditmir Bushati: Jemi demokraci kushtetuese, vendimet e saj respektohen. Besoj se do gjejmë rrugën e duhur për ta jetësuar këtë strukturë, në përpurthje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe falë mbështetjes teknike nga FBI në këtë drejtim, vullneti jonë politik është i palëkundur për të bashkëpunuar me agjenci amerikane në luftën kudnër korrupsionit, promovimin e Shqipërisë si një spirancë stabiliteti në rajon, kontributor në çështjet e sigurisë, krah për krah me SHBA në Irak e Afganistan…

Sa i takon çështjes së deklaratave të kryeministrit Edi Rama për një bashkim të Shqipërisë me Kosovën, Bushati tha se deklaratat e shefit të qeverisë janë keqinterpretuar dhe nxjerrë nga konteksti.

Zëri i Amerikës: Sa i përket deklaratave të kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, deklaratat e Ramës shkuan përtej asaj që Shqipëria e Kosova do bashkohen në BE, sa kontruktive janë?

Ditmir Bushati: Kjo çështje ka marrë përgjigjen nga ana e kryeministrit, dhe nga cfare unë kam komunikuar me opinionin publik., qëndrimi i Shqipërisë është i qartë dhe në sintoni të plotë me SHBA e BE, eshtë e konstatueshme në partneritetin strategjik që kemi nënshkruar me Kosovën…nuk bëhet fjalë për rrëshqtije në deklaratë, është nxjerrje nga konteksti, keqinterpertim…kishte lidhje me prespektiven evropiane që po shtyhet për Kosovën, edhe liberalizimi i vizave po vonohet,,,do duhet të adresohet përmes mekanizmave dhe instrumentave të qartë politikë. Qeveria shqiptare ka qene e kthjellët që rruga e shqiptarëve, dhe integrimi i shqiptarëve në BE kalon përmes një bashkëpunimi të ngushtë në rradhë të parë me SHBA.

Bushati ka komentuar gjithashtu rrëzimin nga ana e Presidentit Bujar Nishani për ligjin për shërbimin e jashtëm.

Bushati: Është në të drejtën e tji të ketë një opinion të caktuar për vullntetin e parlmentit shqiptar në ligjin për shërbimin e jashtëm. Parlamenti shqiptar do thotë fjalën e fundit për këtë proces, respektoj opinionin e tij pavarësisht se nuk bie dakort në asnjë nga pikat për të cilat ai është shprehur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura