Byroja e Hetimit/ Berisha tregon negociatat: Ç’nuk do PD-ja

Feb 11, 2016 | 13:32
SHPËRNDAJE

I atakuar disa herë me radhë nga kryeministri për çështjen e Byrosë së Hetimit, ish-kryeministri ka treguar nga foltorja e Kuvendin negociatat mes shumicës dhe opozitës që nga fillimi e deri në fund.

Sali Berisha ne seance plenare
Sali Berisha ne seance plenare

Berisha tha se nuk kishte folur deri më tani, pasi i ishte thënë se është një marrëveshje e dakordësuar për të mos folur sot për këtë çështje dhe i qëndroi këtij parimi. Por theksoi se është gati t’i japë kujtdo dokumentin.

Rrëfimin Berisha e nisi që prej një viti kohë kur vendi u përfshi në një debat të paprecedent në historinë e tij për reformën në drejtësi.

“Duke qenë të interesuar për funksionimin e shtetit ligjor atëherë ne përcaktuam qëndrimin e hapur që do marrim pjesë në reformën e drejtësisë. oferta jonë u kuptua jo si një akt përgjegjshmërie e lartë se në marrëdhëniet me një qeveri opozita e ka më të lehtë te thotë dhjetë herë plaç se njëherë shëndet por ka raste që duhet t’i thotë do punojmë bashkë për interesa të larta. Këtë ofertë e hodhët poshtë. Kur një kryeministër hedh poshtë ofertën e opozitës për bashkëpunim konsensual ai gjuan mbi veten e tij dhe opozitës i bën nder, e çliron nga çdo lloj obligimi”- tha Berisha.

Berisha mori me radhë grupin e ekspertëve që punuan për të, duke i quajtur ata të blerë nga PS-ja.

“Zgjodhët grup ekspertësh të blerë kokë e xhep, vutë në grupin e ekspertëve të pavarur që janë të PS, së pari kunatollin e Mimi Kodhelit, u ngrit zonja këtu mbronte kunatin, që ai është njeri për tu vlerësuar nuk kam kundërshtim, se kam qenë kryeministër e kam vlerësuar, edhe pse ishte kundër qeverisë, po ashtu duhet, po se kishte kunatën ministre, ishte eksponent i shoqërisë civile me lidhe të majta dhe kjo s’më pengonte mua.  Eksperti i dytë i madh ishte gjykatësi famoz që u shkëput nga gjykata e lartë dhe erdhi në takimet e PS, e mbajtën me gënjeshtra se do e conin në Strasbug dhe i ra bingoja atij, u emërua ekspert dhe të shkruante ndryshimet kushtetuese, nenin ku anëtari më i vjetër i gjykatës së Lartë bëhej gjyqtari më i vjetër për 10 vjet me rrogë 6 milionë lekë. Vunë në krye famozin Xhafa që porosi dha më keni kujdes kunatin, anëtarin Sokol Berberi, anëtarin e kushtetueses, më i vjetri në ligj me rrogë 6 mln lekë për 10 vjet rresht mandati. Vure një jurist të njohur Sokol Sadushi, ekspert i përmendur për të drejtën administrative por si i thotë fjala, lakmia andrra, andja i prish burrat e mirë, edhe ky një tu ulur aty tha vendi ka nevojë për gjykatë të lartë administrative, se unë duhet të jem, dhe në kushtetutë do bëheshin me 2 gjykata. Vutë zonjë Anastasi, ajo ka treguar një integritet në botën akademike e meriton plotësisht të jetë, po c’të bënte kjo mes 4 ujqve që shihnin kushtetutën ku ta shpartallonin për të futur veten e tyre”- tha ai.

Berisha u ndal në grupin ekspertëve të PD-së, duke e quajtur me ekspertët më të mirë, por shtoi se drafti i PD u përmbys plotësisht.

“Venecia kontestoi se në të ishin bërë përpjekje që ministri i Drejtesisë të ishte i prokurorëve e gjykatësve, që të krijoheshin dy prokurori në vend të pavarura, njëra në varësi të Ramës e tjetra të një humbamenoje ta quajmë, se ca mbetet kryeprokurori ai mbetet kot. Pasi ne u dakordësuam për të punuar në mënyrë konsensuale, ju riprodhuat të njëjtin skenar për të lënë vendin pa reformë. E dërguat pape në Venecia, forca tjetër politike u shkëput, ne nuk bëmë draftin tonë”- tha Berisha.

Sipas tij, opozita është treguar e duruar, pasi Rama meritonte ti thoshin “ik thyej qafën nuk punojmë me ty”.

‘Drafti i dytë përfaqësonte kryesimin nga prokurorë te ekipit antikorrupsion, por e vendoste në varësi të Saje Qorrit, po unë 100 herë përpara ia jap Shullazit, unw marr në telefon dhe them unë mendoj që drejtori polic në krye të saj është problematik dhe vendndodhja në drejtorinë e policisë është problematike, pasi cdo prokuror i përgjithshëm ka të drejtë të refuzojë këtë vendndodhje, pasi pa ndryshuar kushtetutën me i dhënë policisë atribute hetimore kjo nuk bëhet”- tha ai.

Sipas Berishës edhe rekomandimet e Venecias, nuk pranonin kurrsesi që kjo të drejtohej nga policia, nuk pranonin që të mos kishte lidhje me prokurorinë e përgjithshme se krijoheshin dy prokurori të pavarura.

“Ishin me që kërkuam me insistim hajde ta mendojmë këto dy cështje të Venecias, ti amendojmë, ta cojmë institucion ku kanë cuar korrupsionin te Krimet e Renda ta vëmë aty, të hapim një nen për këtë njësi në ligjin e kryeprokurorit, të përcaktojmë kriteret se si do përzgjidhen këta e të nisë puna brenda 2-3 muajve”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura