Byroja e Hetimit, Basha: Varësia nga prokuroria, jo nga Tahiri

Feb 5, 2016 | 14:04
SHPËRNDAJE

Farsë për të zvarritur procesin, i frikësuar nga hetimi i korrupsionit në nivele të larta, e ka cilësuar kreu i opozitës, Lulzim Basha qëndrimin e të parit të qeverisë, për Byronë Kombëtare të Hetimit. Byro, që sipas Bashës duhet të jetë në varësi të hetimit, pra prokurorisë dhe jo të ministrit të Brendshëm.

basha deklarateNë një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Lulzim Basha ftoi qeverinë dhe kryeministrin Rama të  zbatojë projektin për të cilin, pretendon se e ka dhënë konsensusin.

“Projekti i Byrosë që pretendon Rama nuk është ai që thotë Rama, se ai ishte plan për të kapur hallkën më të rëndësishme të hetimit. Kush e beson se korrupsioni luftohet më mirë nga ministri i Brendshëm e në veçanti nga ky ministër, që është  në akuzë si ndihmës i trafikantëve të drogës, që është deklaruar se bisedon në zyrë me vrasës me pagesë, por në tërësi koncepti që lufta kundër korrupsionin bëhet nga ministri nuk qëndron” tha Basha.

Ai sqaroi se projekti i Ramës ra me vendimin e Kushtetueses. “Byroja nuk është më i njëjti projekt, është një Task force permanente, instrument i përhershëm i prokurorisë dhe policisë gjyqësore për te hetuar korrupsionin në nivele të larta dhe në funksion të kësaj SHBA ka vënë 8 mln dollarë më dispozicion për të trajnuar punonjësit që do jenë pjesë e strukturës, drafti u rakordua, erdhi opinioni i Venecias që sqaroi se nuk mund të jetë strukturë e Policisë së Shtetit, policia gjyqësore merr rrogën aty, por është e ndarë pranë prokurorisë, është në funksion të hetimit dhe me kushtetutë hetimi drejtohet nga prokuroria”- tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura